Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Therje me thikë në një parking në Vlorë, policia ndërhyn në kohë

22/08/2021
Therje me thikë në një parking në Vlorë, policia ndërhyn në kohë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Tentuan të vrisnin me thikë një person, pas një konflikti të çastit, vihen në pranga dy autorët e dyshuar në një parking në Vlorë.

Pas marrjes së njoftimit se në lagjen “1 Maji”, Vlorë, në një parking, ishte plagosur me mjet të mprehtë, shtetasi R. M., 29 vjeç dhe ishte dëmtuar shtetasi K. K., 25 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar:

Shtetasi E. M., 37 vjeç dhe shtetasi i mitur S. M., 17 vjeç, të dy banues në Fier.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, dyshohen se në një parking në lagjen “1 Maji”, Vlorë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet të mprehtë, shtetasin R. M., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën dhe kanë dëmtuar fizikisht shtetasin K. K.

Gjatë kontrollit fizik shtetasit të mitur S. M., iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti, ndërsa shtetasit E. M. iu sekuestrua automjeti i markës “Mistubishi”, të cilin e drejtonte në gjëndje të dehur në momentin e prangosjes nga shërbimet e Policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, në ngarkim të shtetasit E. M., për veprat penale “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe në ngarkim të shtetasit S. M., për veprat penale, “Vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.