Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Atentati ndaj gazetarit të famshëm të kronikës së zezë, reporteri po lufton me jetën

15/07/2021
Atentati ndaj gazetarit të famshëm të kronikës së zezë, reporteri po lufton me jetën
Share on FacebookShare on Whatsapp
Reporteri i njohur holandez, Peter R. de Vries, i cili u qëllua në rrugë në Amsterdam ndodhet në spital në rrezik jete. Kryeministri, Mark Rutte ka bërë fjalë për një “atentat kundër gazetarisë së lirë.”

Peter R. de Vries u qëllua në rrugë, kur sapo ishte larguar nga studioja e televizionit ai është ende duke luftuar në spital për jetën. Një i panjohur qëlloi, sipas të dhënave të dëshmitarëve disa herë mbi gazetarin. “Peter R. de Vries po lufton për jetën”, u shpreh kryetarja e bashkisë së Amsterdamit, Femke Halsema.

Pas arrestimit të tre të dyshuarve, policia shpreson për zbardhjen e shpejtë të sulmit me armë. Ndërkohë është ngritur edhe një komision i posaçëm. Ende nuk është bërë e ditur, se pse u qëllua me plumba reporteri i njohur i kronikës së zezë. Gazetari është aktualisht edhe person i besuar i një dëshmitari kryesor në një proces të madh kundër krimit të organizuar. Peter R. de Vris është i njohur në botë për raportimet spektakolare mbi krimet.

Sulmi kundër gazetarit e ka tronditur Holandën. Kryeministri i vendit, Mark Rutte dhe ministri i Drejtësisë, Ferd Grapperhaus zhvilluan një takim me autoritetin kundër terrorizmit. “Ky ishte një sulm kundër një gazetari të guximshëm dhe një sulm kundër lirisë së shtypit, që është thelbësor për demokracinë dhe shtetin ligjor”, tha Rutte.

Gazetarët duhet të mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishme pa kërcënime dhe të lirë”, u shprehën Mbreti i Holandës, Willem-Alexander dhe Mbretëresha Maxima. Edhe politikanë të partive të tjera reaguan të tronditur pas sulmit.

De Vries është një reporter shumë i njohur i kronikës së zezë në Holandë dhe është i ftuar shpesh në televizionet holandeze. Ai është bërë i njohur në botë me botimin e librit në vitin 1987 mbi pengmarrjen e prodhuesit të birrës, Freddy Heineken.

Në Europë atentatet kundër gazetarëve janë krahasimisht të rralla, por ndiqen më vëmendje të madhe. Së fundmi tërhoqi vëmendjen sulmi kundër gazetarit grek, Jorgos Karaivaz. Edhe vrasja e gazetares investigative, Daphne Caruana Galizia në Maltë dhe gazetarit sllovak, Jan Kuciak e të fejuarës së tij janë ende në fokus të opinionit publik në Europë. Organizata “Reporterë pa kufij” në barometrin e saj të lirisë së shtypit për vitin 2021 ka renditur 12 gazetarë, vdekja e të cilëve është provuar se ka pasur lidhje me profesionin. Ata kanë punuar në Afganistan, Azerbajxhan, Bangladesh, Burkina Faso, Indi, Greqi, Liban, Meksikë dhe Somali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

Rama, kryeministër vetëm për socialistët. Ja çfarë postoi në X

26/07/2026
Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.