Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mesazhi i Bashës në nderim të Uran Kostrecit: Iku kolosi i të përndjekurve, ne na lind detyra patriotike të mbajmë gjallë guximin

13/07/2021
Mesazhi i Bashës në nderim të Uran Kostrecit: Iku kolosi i të përndjekurve, ne na lind detyra patriotike të mbajmë gjallë guximin
Share on FacebookShare on Whatsapp

MESAZHI I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA,  PAS HOMAZHE PËR NDER TË URAN KOSTRECIT

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  zhvilloi homazhe në nderim të poetit dhe të veprimtarit antikomunist, Uran Kostreci i cili u nda nga jeta një ditë më parë.
Basha pas homazhe përcolli dhe një mesazh ngushëllimi për simbolin e qëndresës antikomuniste dhe luftëtarin e lirisë që vitet e rinisë i kaloi në burgjet e diktaturës.

Mesazhi i plotë i kryetarit të PD, Lulzim Basha:

Sot është një ditë e trishtë, shumë e trishtë për të gjithë miqtë e Uran Kostrecit, për të përndjekurit politik dhe pasardhësit e tyre, për të gjithë shqiptarët patriot, ndahemi nga një njeri me vlera të jashtëzakonshme, me një dhimbje të dyfishtë, me vetëdijen që kemi humbur një kolos të qëndresës kundër diktaturës komuniste, një njeri që diti t’i përgjigjet dhimbjes, torturave dhe dramave me pastërtinë e shpirtit të tij, me një zemër të madhe që nuk u pushtua kurrë as në vitet e gjata nëpër burgjet e komunizmit dhe as pas daljes prej tyre, por përkundrazi prodhoi një nga veprat më të mëdha dhe më të thella, dëshmi të dhimbjes së jashtëzakonshme të një populli të tërë e në veçanti të atyre guximtarëve që çmimin e lirisë e paguan duke qenë të vetmit njerëz të lirë brenda burgjeve të komunizmit. Dhe së dyti, me vetëdijen se plejadës së këtyre qëndrestarëve pak nga pak po i mungojnë fizikisht kolos të tillë si Uran Kostreci, ndërsa ne, brezit të ri dhe pasardhësve të tyre na lind detyra e madhe patriotike dhe privilegji, nderi dhe pesha e përgjegjësisë për ta mbajtur përherë të gjallë jo thjesht kujtimin e tyre, por kujtimin e guximit e shqiptarëve të rrallë si Uran Kostreci dhe shokët e tij përball terrorit, diktaturës dhe mekanizmave të saj. Jam i bindur që sot shumica dërrmuese e atyre që e kanë njohur nga afër Uran Kostrecin, siç kam patur privilegjin edhe personalisht dhe shumë më shumë të tjerë të cilët nuk e kanë patur këtë privilegj por e kanë njohur përmes penës së tij, ndjej një zbrazëti në shpirt e i lutem zotit që pastë prehjen e merituar në paqen e përjetshme, të na lërë të gjithë ne e në veçanti familjarët e tij me kujtimet më të mira të këtij njeriu të rrallë me të cilin do të krenoheshte çdo komb. Ju faleminderit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
Rrëfimi në GJKKO i Erion Alibejt: Sueli hapi xhamin dhe i tha Endritit: ‘Hajde pak tek tregu’. I thashë: ‘S’ke turp që drejton gishtin?’

Dëshmia e Erion Alibej: Artur Koçeku financonte Ilir Shtufin me para cash

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026
EKSKLUZIVE/ Zbulohet projekti i kullave aty ku ndodhet selia e PD, projekti ka emrin ‘4 Freedom Park’, hotele luksoze, zyra, pamje befasuese

KORPORATA ARUBA: Skema e investimit të parave të kokainës në projektet më të mëdha të ndërtimit

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.