Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

QEMAL ÇEJKU/ Ndalni testimet partiake të mësuesve!

07/07/2021
Protestë te ministria e Arsimit, Evis Kushi talli nxënësit e studentët e protestës
Share on FacebookShare on Whatsapp

nga Qemal Çejku, ekspert i arsimit në pushtetin lokal

Pas dështimeve me provimet e maturës dhe të klasës nëntëvjeçare, shfaqjet e radhës së qeverisë në fushën e arsimit vazhdojnë. Ndërkohë që treguesit shumë të dobët të njohurive dhe injorancës së lartë tek nxënësit, evidentohen në mënyrë flagrante tek testimet përfundimtare, ministrja Kushi nuk shqetësohet aspak me fenomenin, por ajo vijon me spektaklin e radhës në performancën mediatike. Kësaj radhe aktorët nuk janë nxënësit, por arsimtarët të cilët, pas një procesi të gjatë e sfidues të mësimdhënies online, do i duhet të përballojnë dhe këtë sfidë fiktive. Po pse fiktive? Sepse testi në fakt nuk është aspak një praktikë e rregullt ligjore, por një mundësi për të penguar të aftët dhe për të promovuar militantët që mbështetën manipulimet e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Dhe për të mbështetur këtë tezë të abuzimit në masë me figurën e nderuar të mësuesit, nga ministria e militantëve të Rilindjes po rendis disa pyetje lidhur me procedurat e testimit:

A është testimi i mësuesve një metodë jo ligjore, antiprofesionale dhe shfuqizuese e diplomës universitare për mësuesi??

Cilat janë prerogativat e një institucioni burokrat militant që teston mësuesit pasi ky i fundit u është nënshtruar provimeve dhe diplomuar nga profesorë të universitetit? Me këtë logjikë diletanteske dhe pa asnjë referencë evropiane që ndiqni prej 8 vitesh pse nuk testoni dhe profesorët e Universitetit që kanë arsimuar dhe diplomuar breza të tërë mësuesish?

134 mësues që mbetën në testim dhe 4% që rezultuan me tregues të dobët, a i janë nënshtruar një strategjie trajnimi të mirëfilltë apo janë përdorur për lojë shahu të selektimit partiak të drejtorëve?

Pse Ministria e Arsimit nuk shpenzon asnjë fond  për  trajnime, kurse për ngritje kapacitetesh, inovacion teknologji, dhe si pasojë e pandemisë, mundësi për ringritje psikologjike dhe metodologji antistres ndaj mësuesve?

A verifikohen akademikisht  institucionet që lëshojnë kredite për mësuesit dhe këta të fundit a pajisen në mënyrë korrekte dhe sipas meritës me kredite?

Për mësuesit mbetës që kanë dhënë mësim deri para testimit, a janë përgjegjës Ministria dhe eskpertët e drejtorisë Arsimore, për pasojat e mësimdhënies së  dobët, tek nxënësit?

Zotërinj nëpunës, burokratët e teknicienë  të Ministrisë. I vetmi institucion që duhet të zhvillojë, të trajnojë dhe të ngrejë kapacitetet e mësuesve, është dhe duhet të jetë, UNIVERSITETI.

Çdo show në llogari të propagandës së qeverisë, në kurrizin e mësuesve, të cilët mbajtën barrën e madhe të edukimit dhe përcjelljes së njohurive tek nxënësit në kohë pandemie, duke punuar me tre turne, duke rrezikuar shëndetin  dhe që nuk u tërhoqën apo  braktisën vendin e punës me shumicën e rasteve pa paguar, do jetë një poshtërim i pafalshëm i militantëve mediokër ndaj mësuesve të sakrificës dhe përkushtimit ndaj nxënësve. Me testimin partiak dhe aspak profesional dhe akademik do të jeni shkaktarë e pafalshëm të pandemisë së injorancës tek brezat e ardhshëm të nxënësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
Të gjitha shkeljet gjatë shoqërimit të Altin Ndocit në spital, largohet drejtori, veproi si për urgjencë nga shtëpia

Dorëhiqet sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Veliaj rikthen Dokushin

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026
Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

Belind Këlliçi: Sali Berisha udhëton drejt SHBA-së më 6 shtator

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.