Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Forum mbi aplikimet e pagesave elektronike në Fakultetin e Ekonomisë

18/06/2021
Forum mbi aplikimet e pagesave elektronike në Fakultetin e Ekonomisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupimi studentor ABC Tirana Club ka zhvilluar sot në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, Forumin e Diskutimit “Apliko pagesën elektronike”. Ky është edicioni i tretë i programit studentor “Edukimi ekonomik dhe financiar i publikut”, të cilin ABC Tirana Club e realizon për të tretin vit rradhazi në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë dhe e mbështetur nga Raiffeisen Invest..

“Apliko pagesën elektronike” ka filluar prej 15 prillit 2021 dhe po vijon me qëllim:

-nxitjen e publikut që të informohet dhe ndërgjegjësohet për nevojën e aplikimit të pagesave elektronike;

-prezantimin e efekteve pozitive dhe ndikimin në jetën e tyre të përditshme, por dhe impaktin në zhvillimin ekonomik, financiar të vendit etj;

-nxitjen e ekspertëve të fushës të jenë aktivë për gjenerimin e diskutimit dhe qarkullimit të ideve dhe pikëpamjeve mbi temën.

Johan MUKA, drejtues i ABC Tirana Club u shpreh se projekti synon dhe “nxitjen e institucioneve dhe agjencive publike e private, Ministrinë e Financës dhe Ekonomisë, Bankën Qendrore, Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare, bankat e nivelit të dytë, Shoqatën Shqiptare të Bankave, qarqet universitare dhe akademike, shoqatat e konsumatorëve etj., që të intensifikojnë fushatat e informimit dhe edukimit në këto aspekte etj”.

Gjatë Forumit u prezantuan dhe gjetjet e një sondazhi që ka zhvilluar së fundmi ABC Tirana Club, me 350 konsumatorë në kryeqytet.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, prof. dr. Dhori KULE ka përshëndetur këtë iniciativë të studentëve.

Aktivistët e ABC Tirana Club janë shprehur se do të vijojnë fushatën e informimit dhe ndërgjegjësimit të publikut mbi përdorimin në shkallë të gjerë të pagesave dhe transfertave elektronike.

Ata kanë zhvilluar edicionin e parë të programit të tyre, titulluar “Shit dhe bli vetëm në monedhën kombëtare, Lek!” në vitin 2019.

Kurse në vitin 2020 zhvilluan edicionin e dytë titulluar “DeCashizimi kundër informalitetit”.a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

08/08/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit, plagosen dy persona në ambientet e ajrimit

08/08/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë dyqanit të Rigels Rajkut, Noizy, në Durrës

08/08/2026
Protestë në Fushë Arrëz kundër bashkimit me Pukën, kundërshtohet reforma administrativo-territoriale

Protestë në Fushë Arrëz kundër bashkimit me Pukën, kundërshtohet reforma administrativo-territoriale

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

08/08/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit, plagosen dy persona në ambientet e ajrimit

08/08/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë dyqanit të Rigels Rajkut, Noizy, në Durrës

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.