Dy makina u përplasën në Kamzë këtë mbrëmje ndërsa mbeti e plagosur një grua.
”Rreth orës 20:40, në Kamzë, mjeti me drejtues M. V., është përplasur me mjetin me drejtues A. C. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në mjetin me drejtues A. C, shtetësja Sh. M., 35 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi policia e Kamzës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. m.k





