Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Grupimi për PD, deklaratë për mediat, janë kundër zgjedhjeve me 13 qershor dhe komisionit zgjedhor

17/05/2021
Grupimi për PD, deklaratë për mediat, janë kundër zgjedhjeve me 13 qershor dhe komisionit zgjedhor
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi “Për PD-në” konsideron se zgjedhjet që pritet të zhvillohen më 13 qershor kanë për qëllim eliminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Në një deklaratë të këtij grupi edhe komisioni i zgjedhjes e përcakton si një vegël të kryetarit.

Deklarata e plotë e grupimit:

Grupi “Për PD-në” vlerëson se mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike i cili kishte si temë të paracaktuar masakrën elektorale të Edi Ramës, në fakt projektoi masakrën elektorale të Lulzim Bashës. Kur të gjithë demokratët prisnin një analizë të thellë të zgjedhjeve të 25 prillit, marrjen e përgjegjësive dhe dorëheqjen e Kryetarit të Partisë, Lulzim Basha vendosi hapjen e zgjedhjeve të parakohëshme për kryetar partie. Ky vendim tregon se shqetësimi i Lulzim Bashës nuk është humbja e turpshme e zgjedhjeve të 25 prillit, as masakra elektorale por mbajtja e karriges së Kryetarit. Ai nuk priti as vendimet gjyqësore dhe as çertifikimin e zgjedhjeve për të cilët akuzoi për dy javë kundërshtarët e tij në parti, por ai rendi të çertifikonte veten e tij si kryetar.

Nxitimi për hapjen e zgjedhjeve nuk ka për qëllim analizën dhe reformimin e partisë por eleminimin e debatit në rradhët e partisë dhe të një gare të hapur. Vendimi i Këshillit Kombëtar për hapjen e parakohshme të zgjedhjeve është i pajustifikuar. Kryetari i Partisë emëroi në mënyrë krejtësisht të njëanshme një komision zgjedhor. Pra, ky komision zgjedhor është vegël e kryetarit dhe nuk siguron kushte të barabarta për konkurrencë të ndershme. Komisioni i emëruar prej kryetarit do të përcaktojë edhe kriteret e pranimit të kandidadurave. Pra, Kryetari përcakton kundërshtarët e tij. Vendimi i Këshillit Kombëtar nuk trajtoi problemin themelor të zgjedhjeve për kryetarin e partisë në vitin 2017 që janë listat e anëtarësisë. Listat janë fiktive dhe nuk përfaqësojne realisht anëtarësinë dhe nuk ka transparencë në të gjithë këtë proces.

Atëherë pyesim Z. Basha si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Parti kur njëra palë kontrollon komisionin zgjedhor, listat e anëtarësisë, dhe kriteret e pranimit të kandidatëve? Si mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme në parti kur Kryetari që humbi zgjedhjet për herë të katërt, nuk jep dorëheqjen dhe rikandidon duke përdorur administratën dhe të gjitha burimet e tjera të partisë?
Si mund të marrë vendim për kandidatët për Kryetar Partie, Kryesia e Partisë anëtarët e të cilës kudo që ishin në garë kanë humbur? Këto janë asgjë tjetër veçse vazhdim i zgjedhjeve të 25 prillit 2021, me të njëjtat metoda dhe mjete. Grupi “Për PD-në” i cili ka synuar marrjen e përgjegjësive politike nga Kryetari dhe Kryesia për humbjen e zgjedhjeve parlamentare, analizën dhe reformën në Partinë Demokratike, vlerëson se ky process është i deformuar që në zanafillë, por ne jemi të bindur për të vazhduar këtë betejë politike. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.