Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gazetari: Endri Mustafa u torturua dhe pastaj u vra. Dikush u stërvit për vrasje mbi trupin e tij

17/05/2021
Gazetari: Endri Mustafa u torturua dhe pastaj u vra. Dikush u stërvit për vrasje mbi trupin e tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Endri Mustafa, 32-vjeçari që u gjet i ekzekutuar me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Livadhin e Shkodrës ishte babai i tre fëmijëve dhe kishte hapur një shoqatë që merret me gara me kuaj. I ftuar në studion e ABC, gazetari Artan Hoxha u shpreh se ai është rrëmbyer me datë 14 Maj, është torturuar dhe pasi është ekzekutuar me një plumb në gojë është qëlluar për disa herë të tjera.

Ai tha se rrëmbyesit kanë pasur për qëllim t’i nxjerrin informacion në lidhje me vendndodhjen e Asmer Bilalit, duke e lidhur ekzekutimin e Mustafës me sagën e vrasjeve të ndodhura në Shkodër.

“Sot dita nisi me lajmin e gjetjes së kufomës së ekzekutuar Endri Mustafa. Është babai i tre fëmijëve. Kjo është një ngjarje e rëndë që u eklipsua nga kapja e 400 kg kokainë. Ngjarja në Shkodër ka hapur një episod që nuk ishte mbyllur dhe prodhoi 11 të vrarë në Shkodër. Ai është gjetur sot në orën 09:00 dhe në Shkodër e dinë se kush vret në atë zonë. Ai ishte denoncuar i zhdukur që në datë 14.

Ai është një vend që ka shumë lëvizje. Personi në fjalë kishte një shoqatë që merret me gara me kuaj.  Personi njihet si shok i Asmer Bilalit. Dhe ky personazh është rrëmbyer në datën 14, është torturuar. Dhe në fund është ekzekutuar. Plumbi që i ka shkaktuar vdekjen është ai në gojë.

Para dy vitesh në zonën e Livadheve u vra një biznesmen, i cili edhe pse ishte vdekur e qëlluan. Grupet kriminale e bëjnë këtë kur duan të përgatisin vrasës të rinj që ai të mësohet të marrë jetë. Në rastin konkret person është marr dhe është torturuar për t’i nxjerrë informacion. Asmer Bilali ka dalë nga burgu por nuk dihet ku është. Dy persona janë vrarë në kurriz të tij”, u shpreh Artan Hoxha. abcnews

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.