Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ata që drejtuan fushatën e Cucit, lidhje të forta kriminale, PD i denoncon me emra

12/05/2021
Ata që drejtuan fushatën e Cucit, lidhje të forta kriminale, PD i denoncon me emra
Share on FacebookShare on Whatsapp

Përfaqësues të Partisë Demokratike prezantuan sot raste të përfshirjes së zyrtarëve dhe grupeve kriminalen ë blerjen e votave dhe presionimin e votuesve.

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso ka përmendur Arianit Arapin dhe Ermir Gërxhanin, të cilët kanë pasur lidhje me bandën e Shullazit dhe elementë të tjerë kriminalë, si dhe kanë pasur mbrojtje nga ish-ministri Tahiri dhe janë emëruar drejtues Fushate në Gjirokastër nga drejtuesi politik i qarkut Bledi Çuçi.

“PS në qarkun e Gjirokastër kishte drejtues politik Bledar Çuçin, i renditur i katërti në listën shumëemërore. Drejtori i Fushatës ishte shtetasi Arianit Arapi, ish-shefi i Policisë, i hetuar për lidhje me drogën dhe bandën famkeqe të Shullazit. Lidhja mes Çuçit dhe Arapit daton që nga viti 2017, kohë kur Çuçi kandidonte si deputet për qarkun e Gjirokastrës dhe Arapi mbante funksionin e drejtorit të Policisë së qarkut të Gjirokastrës duke u përfshirë drejtpërdrejtë në manipulimin e votave. Sipas informacioneve zyrtare të SHISH dhe Policisë së Shtetit, ky shtetas në bashkëpunim me Andrea Çaushin, kushëri i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Kalivaç të Tepelenës, madje kanë penguar forcat policore për të monitoruar këtë zonë. Ky shtetas së bashku me persona me rekorde të rënda kriminale nga Fushë-Kruja, të lidhur me bandën e Shullazit, si dhe me bashkëpunimin e drejtorit të Policisë Përmet Ermir Gërxhani kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në Përmet.

Një tjetër person me rekorde kriminale është vëllai i kryetarit të PS Tepelenë, Dino Selimi, i cili ka shërbyer si transportues për narkotikët nga zonat malore të Tepelenës në qytetin bregdetar të Vlorës. Sokol Feruni është një tjetër person me rekorde të tmerrshme kriminale për kultivimin e narkotike që është përfshirë drejtpërdrejtë në fushatën e Bledar Çuçin. Ky shtetas në bashkëpunim me vëllain e tij dhe shtetasin Andi Shkurta janë të njohur për lidhjet e tyre kriminale. Për shkak të lidhjeve të mësipërme këta shtetas kanë zbatuar një skemë kriminale të blerjes së votës. Sic jemi në dijeni në kohën kur Ministër i Brendshëm ishte Tahiri, prokurorët e Krimeve të Rënda dërguan në gjykatë një pjesë të anëtarëve të grupit, por shpëtuan Arianit Arapi dhe Ermir Grexhani, që ishin drejtues të policisë Gjirokastër dhe Përmet. Në shkurt të 2021 Arianit Arapi pasi ishte larguar nga Policia e Shtetit për shkak të lidhjeve me element kriminal, u emërua këshilltar i Ministrit të Brendshëm dhe drejtues i Fushatës së PS në Gjirokastër”, tha përfaqësuesi i PD. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026
TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.