Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kapen dy mashtrues në Korçë, viktimat e tyre edhe në Tiranë dhe Përmet

11/05/2021
Kapen dy mashtrues në Korçë, viktimat e tyre edhe në Tiranë dhe Përmet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bashkëpunonin me njëri-tjetrin duke mashtruar persona të tjerë, në qytetet e Tiranës, Korçës dhe Përmetit, për të përfituar shuma parash prej tyre, vihen në pranga nga policia e Korçës, 2 persona.

Njëri prej të ndaluarve dyshohet se ka kryer edhe 5 raste të tjera mashtrimi në Tiranë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur ndalimin e shtetasit E. J., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe shtetases M. T., 26 vjeçe, banuese në Trevllazër, Vlorë.

Shtetasi E. J. ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, iu ka marrë dy shtetasve në qytetin e Korçës, shumat 1800 euro dhe 800.000 lekë. Në momentin e ndalimit në rrugë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se ky shtetas ishte duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi.

Pas verifikimeve, shtetasi E. J. ka rezultuar i shpallur në kërkim edhe nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, më datë 18.02.2021, për të njëjtën vepër penale.

Ndërsa ndalimi i shtetases M. T. u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet ka urdhëruar ndalimin e saj, për veprën penale “Mashtrimi” kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se i ka marrë një shtetasi nga fshati Petran, Përmet, nëpërmjet mashtrimit, shumën 5000 euro.

Veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë rast po kryhen nga Komisariati i Policisë Përmet. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

11/09/2026
Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

11/09/2026
Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

11/09/2026
Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

Banorët e Marinzës përballë Bankers: Kërkojnë pagesën e qirave për tokat, Baçi: Pse hesht shteti?

11/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

Berisha në Dallas: Takime me eksponentë të lartë të administratës Trump dhe Partisë Republikane

11/09/2026
Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

Çfarë është “Aleanca e Valamarit”, lidhja me Ervin Demon Ministër të Brendshëm, roli i kreut të SPAK-ut

11/09/2026
Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

Rama ndryshon qeverinë, ‘përfiton’ ai qe ka ‘besë’ në emër. Por nuk ndryshon ‘qeveria’ e Belindës

11/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.