Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rama hedh karrotën e parë, fton PD për të zgjedhur Presidentin, ndryshime në administratë për ata që nuk bënë sa duhet për fitoren

10/05/2021
Rama hedh karrotën e parë, fton PD për të zgjedhur Presidentin, ndryshime në administratë për ata që nuk bënë sa duhet për fitoren
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Rama ftoi sot Partinë Demokratike të merrte pjesë në përcaktimin e emrit të Presidentit të ri ndërsa deklaroi se Meta do të shkarkohet patjetër. Gjatë një takimi me deputetët e rinj të PS, Kryeministri Rama tha se pikësynimi i tij para krijimit të qeverisë së re është që të ‘spastrojë’ të gjithë ata që nuk kanë arritur objektivin dhe nuk ia kanë zbardhur ‘faqen’ partisë.

Ai tha se punësimi do të jetë sipas meritës dhe konkurencës dhe jo me lidhje e interesa politike në administratë.

“Dua të jemi të gjithë bashkë në këtë sforco me qartësinë që sic kemi bërë me policët, mësuesit e infermierët duke hequr dorë nga ndërhyrjet politike për puënsimin e tyre duhet të bëjmë me gjithë administratën në territor. Kjo është domosdoshmëri dhe e panegociueshme.

Duke folur për Ilir Metën ai tha se ai është personifikim i anti-shtetit dhe tha se do të votohet në bllok për shkarkimin e tij.

“Me Ilir Metën dhe partinë e tij nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë bashkëpunim. Ilir Meta duhet të shkarkohet nga detyra si personifikim i anti-shtetit i ndëshkuar nga populli shqiptar në 25 prill. Një personazh grotesk që e turpëron Shqipërinë, që e turpëron shoqërinë shqiptare, që turpëron çdo qytetar normal të këtij vendi me praninë e tij në krye të shtetit. Shkarkimi i Ilir Metës nuk është i gjithi në dorën tonë, por ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë për ta çminuar institucionin e presidentit duke votuar në bllok shkarkimin.

Dua ta bëj të qartë që ky shkarkim nuk ka lidhje me asnjë motiv tjetër, përveç pozicionimit tonë publik në anën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, të cilët nuk duan ta shohin Ilir Metës në rolin e Presidentit të Republikës. është shumë herët për të folur për zëvendësimin dhe zëvendësuesin e tij, por në çdo rast qoftë para kohe, qoftë në kohë, në varësi si do shkojë ky proces, ne do konsultohemi me PD për emrin presidentit të ri”, tha Rama në fjalën e tij. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.