Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Del ekspertiza mjeko-ligjore, 3 familjarët nga Gjilani vdiqën nga helmimi

10/05/2021
TRAGJIKE/ Humbin jetën në mënyrë enigmatike në Shqipëri 3 familjarë nga Kosova
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ekspertiza mjeko-ligjore ka përcaktuar se shkak i vdekjes së tre pjesëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani ishin kërpudhat e konsumuara që i kishin mbledhur në zonën e Gjirit të Lalzit.

Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti shfaqën shenja helmimi dhe u drejtuan për të marrë shërbim mjekësor në qendrën shëndetësore të Manzës, ndërsa më pas u dërguan me urgjencë në QSUT. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 3 anëtarët e kësaj familje nuk mundën të jetonin.

Ndërkaq në një postim në Facebook, ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti thotë se në Shqipëri, në zona pyjore rritet kërpudha helmuese “Kësula e Vdekjes” që përmban lëndën toksike amatoksinë, e cila i reziston dhe nuk shkatërrohet nga gatimi, zierja, pjekja, skuqja. Ai shpjegon se e vetmja mënyrë për të zbuluar lëndën helmuese është me anë të Ëieland (pikimi i një sasie acidi klorhidrik të përqendruar në tulin e kërpudhës, e cila nëse përmban helm merr ngjyrë blu në të gjelbër.

Pak orë pasi konsumuan kërpudhat, tre pjesëtarëve të familjes Haliti nisën t’u shfaqeshin simptomat e para të helmimit. Kishin kaluar të paktën 5-6 orë nga konsumimi i kërpudhave kur ato nisën të jepnin efektet e para. Burri i shtëpisë ka kuptuar se diçka nuk po shkonte dhe të tre bashkë u nisën drejt Qendrës Shëndetësore Manzë, që ishte edhe pika më e afërt. Aty janë pritur nga mjeku Shyqyri Beqja, mjek me shumë eksperience, i cili u ofroi shërbimin mjekësor. Pas pak minutash, tre pjesëtarët e familjes Haliti u ndjenë më mirë dhe kërkuan të largoheshin në shtëpi, në rezidencën ku banonin në Gjirin e Lalzit. Pas ndihmës së parë, tre anëtarët e familjes u kthyen sërish në banesë, por pas disa orësh gjendja e tyre shëndetësore do të përkeqësohej sërish.

Në mëngjesin e së enjtes u rikthyen në Qendrën Shëndetësore në Manzë ku u pritën nga mjeku Jonuz Karaj. Ky i fundit konstatoi se gjendja shëndetësore e pacientëve ishte rënduar shumë dhe kërkoi Urgjencën e Spitalit të Durrësit për ndihmë më të specializuar. Ata u transportuan me autoambulancë drejt Spitalit të Durrësit, por duke marrë parasysh gjendjen e rëndë shëndetësore të tyre ka kërkuar që të niseshin me urgjencë drejt QSUT-së. “Paraditen e datës 06.05.2021, në Urgjencën e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, pacientët I. H mosha 78 vjeç, A. H mosha 56 vjeç dhe F. H mosha 47 vjeç, janë paraqitur me ambulancë, me diagnozë ‘intoksikacion nga kërpudha’. Gjendja e pacientëve paraqitej e rëndë. Pasi u janë kryer gjitha ekzaminimet dhe konsultat sipas protokolleve mjekësore të urgjencës dhe janë hospitalizuar, fillimisht në Shërbimin e Toksikologjisë dhe më pas në mbrëmje për shkak se gjendja e tyre u përkeqësua, u transferuan në Shërbimin e Reanimacionit Qendror. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ata kanë ndërruar jetë pranë këtij shërbimi: pacientja I. H më datë 06.05.2021, pacienti A. H më datë 07.05.2021 dhe pacientja F. H më datë 08.05.2021″, thuhet në deklaratën e QSUT-së. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.