Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Cila nga vaksina kineze mori autorizimin nga OBSH për përdorim emergjence

08/05/2021
FOTO/ Lajmi për 2 viktima zbraz nga të moshuarit Sheshin Skënderbej
Share on FacebookShare on Whatsapp

Organizata Botërore e Shëndetësisë dha të premten autorizimin për përdorim në raste urgjente të një vaksine kundër COVID-19, prodhuar nga kompania shtetërore kineze Sinopharm. Vendimi krijon mundësinë që miliona doza vaksinash të shpërndahen tek vendet në nevojë përmes programit COVAX të Kombeve të Bashkuara, raporton zëri i Amerikës.

Vendimi u mor nga një grup teknik këshillimor i OBSH-së. Ky është autorizimi i parë që OBSH-ja jep për një vaksinë kineze.

Përveç të dhënave lidhur me efikasitetit e vaksinave, autoritetet kineze nuk kanë ofruar shumë të dhëna të tjera publike në lidhje me dy vaksinat e tyre, njëra e zhvilluar nga Instituti i Produkteve Biologjike në Pekin dhe tjetra nga Instituti i Produkteve Biologjike në Wuhan.

OBSH-ja miratoi për përdorim urgjent vaksinën e Institutit të Produkteve Biologjike në Pekin.

“Këtë pasdite OBSH listoi për përdorim emergjent vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar në Pekin, duke e bërë atë vaksinën e gjashtë që merr miratimin e OBSH-së lidhur me sigurinë, efikasitetin dhe cilësinë e saj“, u tha gazetarëve Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhahom Ghebreysus.

Sinopharm u bashkohet në këtë mënyrë vaksinave të prodhuara nga kompania Pfizer-BioNTech, Johnson & Johnson, Moderna, AstraZeneca dhe një versioni të vaksinës AstraZeneca, të prodhuar nga Instituti Serum i Indisë, të cilat gjithashtu kanë marrë autorizimin e OBSH-së.

Vendimi krijon mundësinë që vaksina kineze, miliona doza të së cilës janë eksportuar tashmë në disa vende, t’i bashkohet arsenalit të vaksinave të OKB-së për të luftuar COVID-19-n, në një kohë kur furnizimi me vaksinave të prodhuara nga Perëndimi mungon.

“Futja e vaksinës (Sinopharm) ka potencialin për të përshpejtuar qasjen tek vaksinat kundër COVID-19-s për vendet që kërkojnë të mbrojnë punonjësit e shëndetësisë dhe popullatën në rrezik“, tha Dr. Mariangela Simao, zyrtar i lartë i OBSH-së.

Arnaud Didierlaurent, profesor në shkollën mjekësore të Universitetit të Gjenevës i cili kryesoi grupin këshillues të OBSH-së, tha se kishte kërkuar të dhëna shtesë nga Sinopharm-i dhe se do të kishte një “vlerësim të vazhdueshëm” të kësaj vaksine. VOA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

Aksident fatal në Kepin e Rodonit, humb jetën 52-vjeçari nga Tirana

03/05/2026
Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

Shoferi që bëri aksidentin në Durrës, nën efektin e alkoolit 10 gjoba për shkelje rrugore

03/05/2026
Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.