Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer me poste të larta dy prej kandidatëve gra që nuk u përfshinë në listën e deputetëve.
Këshilli i ministrave ka miratuar emërimin e Bora Muzhaqi si zv.ministre e Arsimit dhe Dallandyshe Bici si zv.ministre e Mbrojtjes.
Muzhaqi dhe Bici ishin të dy kandaditate për deputete në Qarkun e Tiranës, të cilët nuk u shpallën fituese.
Ndërkohë është liruar nga detyra Aspasjana Kongo, e cila mbante postin e zv.ministres së Arsimit. m.k





