Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Kallëzimi në SPAK për blerjen me 100 euro vota

05/05/2021
EMRAT/ Kallëzimi në SPAK për blerjen me 100 euro vota
Share on FacebookShare on Whatsapp

PD bën publike skemën kriminale, sipas saj të aleancës Rama-Doshi në zonën e Pukës. Kallëzimi në SPAK për blerjen me 100 euro vota. Benet Beci, Tom Doshi, Mark Frroku, kryebashkiaku i Pukës, në krye të listës për blerjen e votave. Kallëzimi u dorëzua që në 16 prill, por SPAK heshti, thuhet në deklaratën e PD.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENEKELEJD ALIBEAJ

Zgjedhjet e 25 Prillit nuk ishin të lira, të ndershme dhe demokratike. Në 25 prill ishte finalizimi i ekzekutimit të planit për të qendruar në pushtet përmes blerjes së votave nga aleanca Rama-Doshi.

Partia Demokratike e ka denoncuar këtë plan në organet e drejtësisë përpara zgjedhjeve, por SPAK nuk bëri asgjë për ta ndaluar masakrën e blerjes së votave.

Në 16 prill kemi kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion krimin elektoral të blerjes së votave në zonën e Pukës nga njerëzit e Edi Ramës dhe vetë Tom Doshi.

Benet Beci, kandidat i Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Tom Doshi, kryetar i Partisë Socialdemokrate dhe kandidat në këtë qark, Mark Frroku, ish deputet aleat i Ramës, me rekorde kriminale, Gjon Gjoinaj, Kryetar i Bashkisë Pukë dhe disa nëpunës të tjerë dhe persona privatë kanë vepruar si bashku si një grup i struktuar kriminal për blerjen e votës me 100 euro për person në zonën e Pukës.

Ne kemi vënë në dijeni SPAK se në krye të skemës kriminale qendron Benet Beci, i cili ka angazhuar në zonën e Pukës Mark Frrokun dhe gjithë lidhjet e tij kriminale, të përdorura që nga zgjedhjet e vitit 2013.

SPAK nuk bëri asgjë, megjithëse ishte në dijeni se:

ü Në Gjergjan të Pukës, Mark Frroku ka organizuar familjen Luka për blerjen e votave,
ü Në Rrapë anëtarë të familjes Lasku,
ü Në Qerret administratorin e njësisë Martin Përdedaj,
ü Në Qelëz ka angazhuar për blerjen e votave Administratorin e Njësisë, Florin Kolaj, këshilltarin bashkiak Arben Guga dhe shoferin e kryetarit të Bashkisë Pukë, Sokol Frroku.
ü Në qytetin e Pukës, ka patur disa pika shpërndarje të parave për blerjen e votës, kryesisht lidhje familjare të Mark Frrokut apo punonjës në pronat e kryebashkiakut të Pukës, Gjon Gjoni.
ü Në Fierzë skema kriminale e blerjes së votave është drejtuar nga Benet Beci, në cilësinë e Drejtorit të KESH-it dhe nga Vasil Musliu, Drejtor i Hidrocentralit në Fierzë.
ü Në Fushë Arrëz, skema kriminale e blerjes së votave dhe e shpërndarjes së parave organizohet nga vetë Tom Doshi.

Për të gjitha këto informacione SPAK është vënë në dijeni dhe ka heshtur. Nëse do të kishte bërë detyrën, do të kishte zbuluar se pikërisht në këtë zonë, pak orë zgjedhjeve, policia ka kapur në flagrancë një furgon të Partisë Socialiste, që shpërndante para dhe është urdhëruar nga eprorët ta lirojë menjëherë.

Të vërtetat e masakrës elektorale të 25 prillit nuk do të shkojnë dëm. Si përfaqësues të shumicës së shqiptarëve që duan një Shqipëri jo peng të krimit, ne kemi për detyrë të çojmë deri në fund betejën e përbashkët për rikthimin e demokracisë dhe rrëzimin e rregjimit Rama-Doshi-Rakipi. a.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

Dhimbje për aktivistin dhe biznesmenin e njohur shqiptar, humb bashkëshorten

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Vritet me thikë shefi i policisë në Paris, dyshohet për akt terrorist

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin e Eemal Beqirit. U kap nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës në Francë

28/07/2026
Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

Ndahet nga jeta të profesor Artan Pogoni, ngushëllon Berisha: Sporti humbi një personalitet të shquar

28/07/2026
Niveli i ndotjes së ajrit në Tiranë, tri herë më i lartë se norma e lejueshme

Shqipëria primitive, si e përshkruan raporti i DASH vendin: Mos pini nga çesma, mos udhëtoni natën, Tirana e ndotur

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.