Foto ilustruese
Në mbrëmjen e djeshme ka marrë flakë një makinë në pronesi të një gruaje në Durrës.
Dyshohet se dy persona i vunë flakën makinës.
Ngjarja ndodhi në lagjen nr.17, Durrës, ku është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes, njofton policia e Durrësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme. a.b




