Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

STUDIMI I VJENËS/ Emigruan gjysëm milionë shqiptarë, kishin pak shanse në vendin e tyre

30/04/2021
Njoftimi i Aviacionit Civil: ‘Anullohen fluturimet ajrore drejt Italisë, ja shkaku’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare i Vjenës përllogariti se nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria në emigracion rreth 499 mijë persona, në një raport të fundit për migracionin neto të Ballkanit Perëndimor, raporton Monitor.

Ekspertët i morën të dhënat nga Eurostat për vendet e BE-së dhe nga vende jo anëtare të BE-së. Numri i emigrantëve për Shqipërinë u përllogarit nëpërmjet autorizimeve për lejet e qëndrimit të lëshuara për herë të parë nga këto vende.

56% e lejeve janë dhënë pêr arsye familjare, 17.5% për punë dhe pjesa e mbetur raportohet për arsye të tjera, ose studimi.

Shqipëria rezultoi me numrin më të lartë të emigrantëve në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjën, Maqedoninë dhe Kosovën

Si faktor themelor, ekspertët e Vjenës evidentojnë nivelin e lartë të varfërisë, fenomen që shpjegon flukset e larta të emigracionit sidomos në Shqipëri dhe Kosovë.

Shqipëria dhe Kosova janë dy vendet me nivelin më të ulët të të ardhurave për frymë në rajon dhe me nivelet më të larta të varfërisë sipas Bankës Botërore e për rrjedhojë, kanë edhe flukset më të larta emigratore.

Një faktor tjetër janë rrjetet e diasporës, të cilat ofrojnë informacion dhe burime që lehtësojnë emigrimin.

Skemat lehtësuese që vendet perëndimore si Gjermania kanë krijuar për thithjen e krahut të punës janë një faktor tjetër.

Në Malin e Zi emigracioni i dekadës së fundit është tipar i popullsisë së re në moshë. Për të rinjtë e Malit të Zi janë lëshuar rreth 20 mijë leje pune gjatë periudhës 2010-2019, shprehen ekspertët e Vjenës. Shumica e lejeve të punës janë të natyrës sezonale, për punë në ndërtim, turizëm dhe tregti.

Në Serbi, profili i emigracionit tregon për largim të personave mbi të 30-at, kryesisht për qëllime punësimi.

Në Shqipëri ndryshe nga vendet e tjera të rajonit ka emigrim te të gjitha moshave, por është shumë më i theksuar në mesin e grupeve më të reja. Shqipëria përjeton emigracion neto për të gjitha grupmoshat.

Edhe në Bosnjë, emigracioni ka përfshirë të gjithë grupmoshat e popullsisë, por është më i dukshëm tek të rinjtë.

Papunësia e lartë e të rinjve, ribashkimet me familjet dhe arsimi shpjegojnë arsyet për emigrimin në masë të të rinjve.

Shkalla e papunësisë në grupmoshat e reja (15-19 dhe 20-24 vjeç) në vendet e Ballkanit është shumë më e lartë se në ato më të vjetrat.

Llogaritjet tregojnë se në Bosnjë, Serbi, Shqipëri, Kosovë, të rinjtë kishin gjasa të ishin të papunë dy-tre herë më shumë se moshat më të vjetra./Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

Deputeti i PD-së Klevis Balliu dhunohet nga policia, përfundon në spital

17/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

Çfarë thuhet në deklaratën e PD pas dhunës policore: Sumuan protestuesit me gaz, bomba dhe molotov

17/04/2026
Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

Policia përdori spraj ariu vdekjeprurës dhe dhunë brutale! Gazetari Aulon Kalaja u godit kafshërisht

17/04/2026
Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

Dhunë e policisë në protestë, deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi goditen. Boçi në spital, Noka mjekohet në rrugë

17/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.