Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kadilli sulmon zgjedhjet si të manipuluara, por këmbëngul në dorëheqjen e Bashës

30/04/2021
Kadilli sulmon zgjedhjet si të manipuluara, por këmbëngul në dorëheqjen e Bashës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Anëtari i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli kërkoi sot sërish dorëheqjen e kryetarit të PD, Lulzim Basha pas humbjes në zgjedhjet që priten të kontestohen nga opozita për shkelje të shumta që kanë diktuar rezultatin.

Kadilli në një deklaratë për shtyp tha se zgjedhjet ishin dhe mbeten të pandershme. Pushteti përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Nga blerja e votës të përdorimi i çdo teknike ligjore dhe administrative, si ndryshimi i Kodit dhe mbyllja e kufirit me Greqinë.
Provat individuale që janë kapur dhe dokumentuae qe do të publikohen do ta konfirmojnë fenomenin. Çdo provë duhet të ndëshkohet sipas ligjit.
Dua të falenderoj OSBE-në që u ka dhënë zë këtyre shkeljeve flagrante të procesit, dhe ka rikonfirmuar cilësisht çdo akuzë dhe pretendim të opozitës.

Në vijim Kadilli theksoi se ky është dhe duhet të jetë një proces ligjor. Proces që do kohë, por edhe durim, maturi dhe vendosmëri.
Por, beteja ligjore nuk mund dhe as duhet të shërbejë për radikalizim politik. Çdo tensionim është i qëllimshëm. Nuk i shërben interesit të demokratëve dhe as shqiptarëve, dhe kërkon të blindojë portën e PD. Barrikada para portës nga ku Lulzim Basha deklaroi që nuk dorëzohet, është e tepërt.

Ish deputeti i PD tha se kërkontë mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të PD që janë të stresuar nga lodhja, të hutuar nga pritshmëritë e pa-realizuara dhe të trishtuar nga humbja.
Jam këtu për të konfirmuar edhe një herë vendimin tim për të kandiduar për Kryetar të Partisë Demokratike.
Jam këtu për t’i kërkuar edhe njëherë Lulzim Bashës të dorëhiqet. Projekti dhe ekipi tij u provua i paaftë për të prodhuar fitore për demokratët. Si i tillë ka shterruar dhe nuk jep më opsione për të ardhmen.
E kemi mbështetur dhe e kam mbështetur me vetëmohim. E theksoj, me vetëmohim, për të na drejtuar në fitore.
Nuk ia doli. Nuk qe i zoti. Nuk diti. Dështoi.
Sot të gjithë mund të justifikojmë dështimin, por jo faktin se jemi para katër viteve e katër muajve opozitë, në fund të të cilëve nuk e dimë se ç’pret.
Sot, kush thërret Rama Ik! nuk mund të thërrasë Basha Rri!
Vjedhja e Rames nuk mund te jete alibi per Bashen, ashtu si deshtimi i Bashes nuk mund te jete alibi per te mos luftuar Ramen, përfundoi deklaratën e tij abëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
Sa është stoku i gjyqësorit shqiptar, a ka dritë në fund të tynelit

Rama sulmon sërish pagat e gjyqtarëve, marrin më shumë se në Greqi. Pasojë e vendimeve të qeverisë

13/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.