Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasadori gjerman: Të hetohen me shpejtësi të gjitha shkeljet në zgjedhje

28/04/2021
Ambasadori gjerman: Të hetohen me shpejtësi të gjitha shkeljet në zgjedhje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf tha në një deklatatë se të gjitha shkeljet përfshi edhe ato penale duhet të trajtohen me shpejtësi nga KQZ dhe organet e drejtësisë. Ai tha se aktorët politik duhet të njohin rezultatin e zgjedhjeve.

Deklarata e ambasadorit gjerman:

Dita e zgjedhjeve të dielën e shkuar rrodhi e qetë dhe thuajse kudo e paqtë. Fakti, që një numër i madh qytetaresh dhe qytetarësh shqiptarë dhanë votën e tyre, bën të qartë dëshirën për të bashkëvendosur. Kodi i ri zgjedhor e kaloi me sukses testin e tij të parë. Procesi zgjedhor vijoi përgjithësisht pa fërkime, administrata zgjedhore në nivel qendror dhe lokal bëri një punë të mirë – falënderimi im u takon atyre. Ne kemi ndjekur raportin paraprak të OSBE/ODIHR dhe jemi duke pritur atë përfundimtar. Të gjitha akuzat dhe ankesat, që kanë të bëjnë me zgjedhjet, mes tyre edhe ato për shitblejren e votës, duhet të trajtohen pa vonesë dhe me vendosmëri – në këtë pikë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe organet e drejtësisë duhet të marrin përsipër një përgjegjësi të rëndësishme. Vetëpërmbajtja dhe maturia e shumë kandidateve dhe kandidatëve ditën e zgjedhjeve meriton respekt. Unë shpresoj që të gjithë aktorët politikë të kenë edhe në të ardhmen një qasje konstruktive dhe bashkëpunuese ndaj njëri-tjetrit. Krahas kësaj presim që ata të njohin rezultatin e zgjedhjeve.

Për ne me rëndësi vendimtare është rruga e mëtejshme e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE. Unë pres që të gjitha partitë dhe aktorët politikë të kontribuojnë në mënyrë aktive në këtë drejtim dhe që përmes reformash të tjera të bëhen hapa përpara. Përgëzoj Partinë Socialiste për fitoren. Qeveria e saj do të ketë një funksion kyç në këtë proces reformash. Po kështu përgëzoj edhe Partinë Demokratike, e cila ka mundur të shënojë një rritje të konsiderueshme krahasuar me zgjedhjet e fundit. Një demokraci e shëndetshme ka nevojë për një opozitë të fortë parlamentare si dhe për përfshirjen dhe kontributin e saj aktiv, për shembull në ligje dhe vendime që kërkojnë shumicë të cilësuar. Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë dhe mbështesë Shqipërinë edhe më tej në rrugën e saj. m.k

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
Bllokohet juglindja e vendit, shembet rruga e drejt shembjes edhe ura në Librazhd

I bëjnë shoshë makinën para derës së shtëpisë, çfarë ndodhi në Urakë të Matit

13/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

“Po e merr aeroportin për t’ia dhënë Ron Yeffet”. Akuza e Pacollit qeverinë shqiptare në arbitrazh

13/09/2026
Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

Qepeni gojën”/ Përplasje mes Ramës dhe përfaqësuesve të Poliçanit në Berat

13/09/2026
Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

Gjueti makinash luksoze në Vlorë, kapen 3

13/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.