Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tmerr në Sheshin Skënderbej, një person hyn me makinë me shpejtësi mes njerëzve

25/04/2021
Tmerr në Sheshin Skënderbej, një person hyn me makinë me shpejtësi mes njerëzve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një person u fut me shpejtësi ketë mesditë në sheshin Skënderbej duke rrezikuar dhjetra qytetarë që ecnin pa kujdes ne pjesën pedonale. Lëvizja me shpejtësi ka shkaktuar kaos dhe frikë ndërkohë që kanë qenë vetë qytetarët që kanë parakizuar makinën deri në ardhjen e policisë.
Një i ri ka kërcyer drejt e në xhamin e makinës që u fut në sheshin ‘Skëndërbej’, duke e neutralizuar shoferin dhe duke shpëtuar jetë. Policia tha se drejtuesi i mjetit ishte i narkotizuar.

Tiranë/Informacion paraprak

Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin “Skënderbej”, një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit A. M., 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.