Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ekspertiza, 7 qitje nga arma e Paplekës, 13 qitje nga një armë tjetër, pistoletë izraelite

23/04/2021
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, mister vrasja. U përfshi në incidentin e ditës së verës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga ekspertiza e gëzhoja te gjetura ne vendngjarjen e masakrës se Elbasanit rezulton se ish oficeri i RENEA-s ka qëlluar vetëm 7 herë, ndërsa nga një pistolete izraelite e cila ende nuk është gjendur janë kryer 13 qitje.

Aktet e ekspertimit të gëzhojave, kane zbuluar se 7 plumba janë qëlluar nga arma “Glock” 9 mm e përdorur në këtë krim nga ish-efektivi i RENEA-s, Arbër Papleka.

Ky grumbull gëzhojash është konstatuar në një vend, ndërsa 13 gëzhoja të tjera janë gjendur në një pozicion tjetër, të cilat besohet se janë qitur nga një pistoletë e prodhimit Izraelit dhe mendohet se me të janë plagosur ish-polici i RENEA-s, Emiljano Prenga dhe ish-polici tjetër Pavlo Vuksani.

Deri në këtë fazë të hetimit, policia ka lançuar emrin e Klemend Xhaferit, që ka qëlluar drejt grupit të ish-policëve. Por dëshmitarë të tjerë në vendngjarje tregojnë se Xhaferi ka mbërritur në vendngjarje shumë shpejt pasi ka shtëpinë rreth 50 metra larg vendit të krimit.

Disa nga dëshmitarët në polici, kanë pohuar se Xhaferi nuk ka qëlluar me armë, por ka qenë një person tjetër që ka hapur zjarr.

Ne hetime është zbuluar dhe pronari i Benzit luksoz me targë AB 010, i cili i përket biznesmenit të karburanteve Ilir Beko, person të cilit RENEA i sekuestroi në 2019 arsenalin e armëve luksoze në ambientet e karburantit të tij në Papër të Elbasanit.

Benzi përdorej dhe nga djali i Ilirit, Eldjo Beko, i cili ditën e ngjarjes ja kishte dhënë makinën në përdorim Klemend Xhaferit.

Gjatë marrjes në pyetje, Beko nuk ka pranuar të tregojë se kujt personi ja ka dhënë makinën, ndaj dhe policia e ka arrestuar për akuzën e “Kryerjes së veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Lidhur me këtë çështje “Ora News” ka mësuar se prokuroria e Elbasanit do kërkojë masën e “arrestit në burg” për të gjithë personat e arrestuar.

Cështja do te shqyrtohet nga gjyqtari i Elbasanit, Tomor Kullolli, dhe seanca për caktimin e masës së sigurisë, pritet të zhvillohet ditën e hënë në datën 26 prill 2021, një ditë pas përfundimit të procesit të votimit. Elton Qyno

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.