Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha: Më 25 prill pjesëmarrje masive, votues i gjerë për opozitën, edhe socialistë dhe administratë

22/04/2021
Basha: Më 25 prill pjesëmarrje masive, votues i gjerë për opozitën, edhe socialistë dhe administratë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Lulzim Basha tha sonte se do të ketë pjesëmarrje masive në votime për të larguar Ramën.

Lulzim Basha: Dhe unë kam shumë besim që ditën e diel ne do të kemi pjesëmarrjen më masive popullore në kutitë e votimit, sepse këto janë zgjedhjet më të rëndësishme për Shqipërinë. Në këto zgjedhje do të vendoset nëse do të vazhdohet edhe 4 vite të tjera si këto 8 që lamë pas apo nëse Shqipëria do të ndryshojë?! Në këto zgjedhje do të vendoset nëse Shqipërisë do ti hapet rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian apo do vazhdojë të ngelet në vendnumëro duke hapur çdo 6 muaj shampanjën dhe ndërkohë duke hapur, duke qarë zemrat e nënave me 500 mijë të rinj që kanë emigruar për 8 vite.

Eni Vasili: Si do ta mbroni këtë?

Lulzim Basha: Këto zgjedhje nuk janë as për Partinë Demokratike as për Partinë Socialiste. Këto zgjedhje janë për shqiptarët dhe Partia Demokratike me programin e vet, me ekipin e vet dhe me të gjithë organizimin e vet është në funksion të zgjidhjeve për shqiptarët.

Basha në vijim tha se fronti i opozitës është shumë i gjerë përfshi socialistë dhe administratë

Lulzim Basha: Kurrë më parë nuk ka qenë përballja midis një njeriu dhe një pakice që ka përfituar nga pushteti i tij dhe një shumice absolute ku janë tashmë jo vetëm demokratët por edhe socialistët, vëllezërit dhe motrat tona. Edhe administrata publike që e kuptojnë se këtij i ka ardhur fundi dhe me 25 prill do t’i vijë fundi politikisht me votën më masive popullore. Janë zgjedhjet më të rëndësishme dhe do të kenë pjesëmarrjen më masive. Ndërsa ne zoti Kikia do të kemi fitoren më të thellë si forcë politike, si koalicion. Fitoren që në fakt do t’i takojë gjithë shqiptarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

Kompania mëmë e One nën hetim në Hungari, 4 ministra do kontrollojnë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026
SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

SARANDË/ Rrahja tek Orange, në pranga 6 persona, 2 oficerë policie nën hetim

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.