Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIM SURPRIZË/ Shtyhet me dy orë qarkullimi i lëvizjes dhe orari i bareve dhe restoranteve

11/04/2021
VENDIM SURPRIZË/ Shtyhet me dy orë qarkullimi i lëvizjes dhe orari i bareve dhe restoranteve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe Komiteti Teknik i Ekspertëve, kanë bërë të ditur vendimet e fundit, të lehtësimit të disa masave në vend.

Nisur nga situata epidemiologjike dhe ecuria e procesit të vaksinimit antiCOVID, Manastirliu deklaroi masat e reja që fillojnë nga dita e hënë, datë 12 Prill.
“Në vlerësim të situatës së 6 javëve të fundit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur zgjatjen e orës së qarkullimit të qytetarëve deri në orën 22:00 të mbrëmjes, duke filluar nga dita e nesërme, datë 12 Prill. Po kështu, aktivitetin e bareve dhe restoranteve do të jenë të hapura deri në orën 22:00. Do të vijojë të mbeten në fuqi të gjitha masat e orës police nga ora 22:00- 06:00 të mengjesit. Gjithashtu duke marrë në konsideratë përmirësimin e ndjeshëm të situatës së epidemisë në Mbretërinë e Bashkuar, një shtet i cili ka pasur një ecuri shembullore sa i përket vaksinimit, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar rihapjen e fluturimeve me këtë shtet”, deklaroi Manastirliu.
Duke bërë me dije se lehtësimet po vijnë si rezultat i situatës po edhe të muajit të shenjtë të Ramazanit, Manastirliu u ka bërë apel qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave antiCOVID.
“Situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, me tendencë në rënie të incidencës dhe kjo është vënë re nga java e tretë e Marsit dhe në vijim. Rënie është vënë re edhe sa i takon përqindjes së pozitivitetit të rasteve të reja, ku gjatë javëve të fundit ka rënë deri në 12%. Rënia shënohet edhe në shtrimet në spitale. Prej 4 ditësh nuk ka pacientë në Spitalin COVID 4, i cili do vijojë të jetë në gatishmëri, por që pa dyshim është një tregues pozitiv i situatës në spitale. Aktualisht niveli i shfrytëzimit të shtratit është nën 30%, ndërsa terapia intensive nën 13%. Më duhet të shtoj se kemi patur një tjetër arsye që na ka motivuar në vendimin tonë. Lehtësimi i argjerimit për besimtarët myslimanë, në muajin e shenjtë të Ramazanit, që nis në datën 13 Prill. Duke uruar një muaj sa më të lehtë dhe të mbarë, dëshiroj të përsëris thirrjen time që të mbajmë parasysh dhe mos neglizhojmë asnjë moment masat anticovid: distancimi, maskën, higjenën”, tha Manastirliu.
Duke folur për procesin e vaksinimit l, Manastirliu tha se sot ka vijuar vaksinimi i moshave mbi 65 vjeç dhe ditë e hënë vijon mbi 60 vjeç, duke u regjistruar pranë mjekut të familjes. Që prej fillimit të vaksinimit antiCOVID janë kryer në total 256,848 vaksinime.
Vendimet e Komitetit Teknik të Ekspertëve do të jenë në fuqi për dy javët e ardhshme. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026
Ndeshja e futbollit në Elbasan, policia merr masa të rrepta

Tiranë, goditen dy raste të këmbimit valutor pa licencë, sekuestrohen mijëra euro

05/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Jep dorëheqjen në mes të vetingut prokurori i Prokurorisë së Tiranës

Strasburgu i jep të drejtë ish-gjyqtarit Ervin Metalla, cilat janë shkeljet e Vettingut

05/05/2026
“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

“Raporti për Shqipërinë i Parlamentit Europian: Hija e zezë e Ramës dhe Ballukut është në çdo rresht!”

05/05/2026
DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

DURRËS/ Jepet masa e sigurisë për Nikoll Radaçin, ‘bishën’ e Kënetës

05/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.