Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Operacion i gjerë në Korçë, shkon në 12 numri i arrestimeve

08/04/2021
Operacion i gjerë në Korçë, shkon në 12 numri i arrestimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Finalizohet faza e tretë dhe përfundimtare e operacionit policor të koduar “Finish”.

Në kuadër të tri fazave të operacionit është goditur një grup i strukturuar kriminal, i cili ushtronte aktivitetin e paligjshëm të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në qarqet Korçë dhe Fier.

Në të tria fazat e operacionit janë arrestuar, ndaluar dhe proceduar penalisht 12 shtetas.

Gjatë fazës së tretë dhe përfundimtare të këtij operacioni janë ndaluar 4 shtetas dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar në total 32,5 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Nga ana e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë dhe Elbasan, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Fier dhe Elbasan, u përmbyll faza e tretë dhe përfundimtare e operacionit policor të koduar “Finish”, në kuadër të të cilit është bërë e mundur goditja e një grupi kriminal me aktivitet në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, në qarqet Korçë dhe Fier.

Pas një hetimi dinamik prej një viti, në kuadër të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në fazën e fundit të operacionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë bënë ekzekutimin e masave të sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, caktuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit:

• A. P., 49 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (me precedent të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër jetës, prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, organizimit të lotarive të palejuara dhe armëmbajtjes pa leje), në rolin e organizatorit të grupit;

• O. P., 31 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”), në rolin e organizatorit të grupit;

• E. M., 32 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”);

• K. H., 35 vjeç, banues në Ballsh, Mallakastër (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”):

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim shtetasit:

• T. B., 47 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje), në rolin e organizatorit të grupit, njëri prej të arrestuarve gjatë operacionit “Domosdova” në Elbasan, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka ndryshuar masën e sigurisë nga “Detyrim paraqitjeje” të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, në “Arrest në burg”;

• Sh. G., 40 vjeç, banues në fshatin Ngjegjan, Roskovec, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe provave të grumbulluara u bë e mundur që të dokumentohej me prova ligjore, bashkëpunimi i këtyre shtetasve me personat e arrestuar më parë nga Policia, konkretisht më datë 04.06.2020, në Elbasan, me operacionin e koduar “Domosdova”, por edhe hetimeve të mëtejshme të kryera në vijim të tij, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 5 shtetas, midis tyre edhe shtetasi T. B., si dhe u sekuestruan 28.5 kg kanabis.
Gjithashtu edhe lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 19.12.2020, në Korçë, ku në afërsi të Qafë-Plloçës, u kapën 2 shtetas të tjerë, duke transportuar me mjet, 4 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga gjithë hetimi i kryer është provuar se shtetasit A. P., O. P., T. B. dhe E. M., në rolin e organizatorëve dhe njëkohësisht pritës të lëndës narkotike, nëpërmjet lidhjeve të tyre shoqërore në qarkun e Fierit, me shtetasit G. G., E. M. dhe R. M., siguronin lëndën narkotike dhe nëpërmjet shtetasve të tjerë bashkëpunëtorë, si Y. S., I. D. dhe P. Sh., në rolin e transportuesve, lëndën narkotike të sekuestruar duhet ta sillnin në rrethin e Korçës për llogari të A. P., O. P., T. B. dhe E. M. Gjithashtu gjatë hetimit është provuar se posedues të lëndës narkotike në qarkun e Fierit kanë qenë shtetasit Sh. G. dhe K. H.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.