Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Autostrada Tiranë-Durrës, nga nesër ndryshon lëvizja e makinave

06/04/2021
DETAJE & FOTO GALERI/ Fillon arnimi, bllokohet nga sot segmenti i parë i autostradës Tiranë – Durrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Duke filluar nga neser 7 prill dhe për dy javë rresht,  të gjitha automjetet që lëvizin në autostradën Tiranë-Durrës, do të duhet të devijojnë rrugën e përshkuar çdo ditë, për shkak të punimeve që do të nisin për riparimin e shtresës asfaltike në të dyja drejtimet e segmentit Qafë Kashar–Ura e Dajlanit. Punimet do të kryhen me dy faza.

Deklaratë:

Fillojnë punimet për riparimin e shtresave asfaltike në aksin:
“Autostrada Tiranë–Durrës, segmenti Qafë Kashar–Ura e Dajlanit”.

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë median dhe opinionin publik se duke nisur nga dita e mërkurë, datë 7 prill 2021, ora 08:00 në mëngjes, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon:

FAZA E PARË DREJTIMI QAFË KASHAR-URA E DAJLANIT DURRËS

1. Dita e parë e punimeve në segmentin Qafë Kashar-Vorë. Punimet do të fillojnë në Qafë Kashar me drejtim për në Vorë.

Mjetet do të devijohen në Qafë Kashar, degëzimi për Rinas dhe në rrugën dytësore.

2. Dita e dytë e punimeve në segmentin Vorë-Maminas.

Mjetet do të devijohen në Vorë pranë mbikalimit të këmbësorëve (Karburant Kastrati) për në rrugën dytësore dhe do të ndjekin nënkalimin për në rrugën e vjetër Vorë-Maminas.

3. Dita e tretë e punimeve në segmentin Maminas-Sukth.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin Maminas për në rrugën dytësore Maminas-Sukth.

4. Dita e katërt e punimeve në segmentin Maminas-Kryqëzimin e Shkozetit.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin Sukth për në rrugën dytësore Sukth-Shkozet.

5. Dita e pestë e punimeve në segmentin Shkozet-Ura e Dajlanit.

Mjetet do të devijohen në Degëzimin e Shkozetit për në rrugën dytësore Shkozet-Durrës.

FAZA E DYTË DREJTIMI URA E DAJLANIT DURRËS-QAFË KASHAR

Për këtë fazë do të ndiqet i njëjti grafik punimesh dhe devijime trafiku, por me drejtimin nga Ura e Dajlanit-Qafë Kashar. Ky grafik mund të ketë ndryshime në rast të motit të papërshtatshëm, me reshje shiu, për të cilat do të bëhet vlerësimi dhe njoftimi paraprak për publikun.

Rekomandohen të gjithë drejtuesit e automjeteve që për të shmangur trafikun e rënduar të zgjedhin rrugë të tjera alternative.

Kryerja e punimeve konsiston në sa më poshte:

Punime për riparimin e shtresës asfaltike në segmentin rrugor “Qafë Kashar–Ura e Dajlanit” në të dyja drejtimet.

Gjatë kryerjes së punimeve qarkullimi i mjeteve do të jetë me shpejtësi të reduktuar dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të Miratuar.

Punimet planifikohen të realizohen gjatë harkut kohor: prej datës 07.04.2021 deri në datë 21.04.2021

ARRSH bën me dije se punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar, për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

Kurti dhe Abdixhiku dakord për Presidentin e ri të Kosovës, propozohet Bekim Sejdiu

31/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJE/ Shkodër, zbardhet debati çiftit para vrasjes së bashkëjetueses me çekiç

Kamëz, 27-vjeçari bie në kontakt me linjën e tensionit të lartë, humb jetën në spital

31/08/2026
DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

DITA 93/ Thirrje për protestë masive më 7 shtator: “Rrëzimi i Ramës është vetëm fillimi”

31/08/2026
Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

Punime në mbikalimin e Kasharit, bllokim i trafikut në aksin Tiranë-Durrës për 3 netë

31/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.