Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha, takime ne lagjen 1 në kryeqytet, entusiazëm në rrugët e Tiranës

03/04/2021
Basha, takime ne lagjen 1 në kryeqytet, entusiazëm në rrugët e Tiranës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i PD, Lulzim Basha pati një takim me qytetarë e biznese në Njësinë 1 në Tiranë. Ai është pritur me entusiazëm nga qindra banorë të cilët therrisnin për fitoren e PD.

“Ky stres qe ka kapur shqipërinë, ky stres që ka kapur ekonominë do të çlirohet me fitoren më 25 prill. Të gjithë bashkë për t’i kthyer shpresën njerëzve. Ju uroj shëndet. Të gjithë bashkë më 25 prill. E gjithë Shqipëria po pret për ndryshim. Prioritet do të jenë rrogat”, tja Basha gjatë takimeve.

a.b
Detaje nga takimet:

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takime ditën e sotme në njësinë 1, në Tiranë. Gjatë ecjes ai ka biseduar me qytetarë dhe biznese të zonës, ku ka marrë mbështetje për zgjedhjet e 25 prillit.

Qytetari: Kam një pension qesharak, as për ilaçe nuk dalin.
Lulzim Basha: As për ilaçe jo! Lëre pastaj për drita, për ujin e për të ngrënë bukë!
Qytetari: Zoti kryeministër, e presim ardhjen tuaj me padurim!
Lulzim Basha: Të falënderoj nga zemra! Dhe gjithë pensionistët shqiptarë do ta ndiejnë ndryshimin.
Qytetari: Ju na futët në lëvizjen në Europë, ju jeni ai që na futët në NATO!
Lulzim Basha: Të gjithë bashkë ja kemi dal, të gjithë bashkë do ja dalim prapë. Duke mos harruar prindërit tanë, pensionistët. Me rritje pensionesh, me fashën e energjisë që do ta paguani me çmim më të ulët, me rimbursimin e plotë të ilaçeve që të keni një jetë me dinjitet për të gjithë atë sakrificë që keni bërë për ne. Të uroj shëndet, mbarësi dhe të gjithë bashkë më 25 për ndryshimin dhe për fitoren.

Lulzim Basha: E di për situatën, mos të të pyes.
Qytetari: Mos më pyet, ashtu është!
Lulzim Basha: Se e di se si është. Mos u dorëzo, edhe tre javë dhe të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur ndryshimin, të parët që do e ndjeni do të jetë ekonomia, do të jetë biznesi i vogël dhe familjet shqiptare.
Qytetari: Faleminderit! Ne po shpresojmë, jemi me shpresë!
Lulzim Basha: Faleminderit!

Situata e keqe ekonomike shihej në padurimin e qytetarëve që si zgjidhje shohin ndryshimin në 25 prill. Për këtë, Basha kërkoi mbështetjen masive duke votuar numrin 9, për t’i dhënë jetë këtij ndryshimi.

Qytetarja: Situata që ka ardhur…!
Lulzim Basha: Dramatike është!
Qytetarja: Shpresojmë, shpresojmë!
Lulzim Basha: Por nuk do të dorëzohesh dhe këto tre javë, do bëhemi bashkë do sjellim ndryshimin.
Qytetarja: E vërtetë. Suksese!

Qytetari: Duhet të na lirosh nga ky siklet që na ka kapur, s’mund ta përballojmë më. Një orë e më parë, na e hiq këtë siklet se s’po durohet më! Presim 25 prillin me padurim.
Lulzim Basha: Nga ky stres që ka kapur Shqipërinë, nga ky depresion që ka kapur ekonominë do të çlirohemi duke votuar të gjithë bashkë për ndryshimin më datë 25. Dhe ndryshimi do të ndihet kudo, tek ju, tek fëmijët tuaj, tek të gjithë pa përjashtim. Prandaj duhet të bëhemi të gjithë bashkë më 25!
Qytetari: Të gjithë bashkë!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

DITA 78/ Zemërim para Kryeministrisë, protestuesit kërkojnë largimin e Ramës dhe qeverisë

16/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

17/08/2026
Tirana një ndër qytetet më të ndotura në Evropë

Rivlerësimet dhe dosjet e SPAK ulin çmimet e apartamenteve në Tiranë, lidhet me paranë informale

17/08/2026
Eurot në “Toyota Yaris”, policia procedime disiplinore për rrjedhjen e informacionit

300 vende të reja në Policinë e Shtetit, Lamallari: Aplikoni për t’i shërbyer sigurisë së vendit

16/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.