Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria humb përfundimisht gjyqin ndaj Bechettit, do paguajë nga xhepi 110 milionë euro

02/04/2021
STRASBURG/ Ja deklaratat e Ramës që Becheti po i kthen në para
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015, raporton Zeri i Ameeinës.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi.

Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anulimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anulim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces.

Një palë mund të kërkojë anulimin e plotë ose të pjesshëm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar.

Kërkesa e palës shqiptare, u bazua te shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit, por Komisioni Ad Hoc i ngritur për shqyrtimin e rastit, nuk e ka gjetur të drejtë pretendimin e palës shqiptare, e cila do të duhet tanimë të paguajë dëmshpërblimin prej 110 milion eurosh.

Për t’u përfaqësuar në procesin e ankimimit, Avokatura e Shtetit shqiptar kishte përzgjedhur studion amerikane, Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Ndërsa përballë saj, sipërmarrësi italian Becchetti, përfaqësohej nga dy studio të mëdha ligjore, Debevoise & Plimpton, me seli në New York, dhe Quinn Emanuel Urquhart & Sullivan, me seli në Paris dhe New York. /Voa/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

30/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Klodian Braho: E dinim për Ermal Beqirin. Balluku nën hetim intensiv por pa vendim për Parlamentin

30/07/2026
EMRAT/ Në arrest shtëpie drejtori i ARRSH dhe drejtori i KESH. Akuzë e re për Ballukun, edhe për Unazën e Re të Tiranës

Dosja Balluku, kontrolle në prona, kompani e banesa në Tiranë dhe Durrës

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

Berisha: Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi nuk u shpallën në kërkim ndërkombëtar

30/07/2026
Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

Berisha alibi për shtatzaninë e zv/kryeministres: Qytetari dixhital më informon se në SPAK po ndërtohet një mini-maternitet

30/07/2026
Zgjidhet kreu i ri i SPAK, mori 7 vota

Klodian Braho: E dinim për Ermal Beqirin. Balluku nën hetim intensiv por pa vendim për Parlamentin

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.