Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Basha në Kalimash: Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai vuri traun!

02/04/2021
Basha në Kalimash: Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai vuri traun!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vizitën e tij në qytetin e Kukësit, ka bërë një ndalesë tek tuneli i Kalimashit, i cili është shprehur kundër traut dhe pagesës së rrugës, pasi kjo penalizon marrëdhëniet me Kosovën. Për këtë ai u zotua se 25 prilli do të jetë dita që çdo shqiptarë do të votojë ndryshimin dhe heqjen e traut. Ai gjithashtu rrugën e Kombit e ka quajtur si një nga sfidat e mëdha që është tejkaluar dhe një projekt madhor për Shqipërinë.

“Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj shikojeni edhe 3 jave atë tra. Në prill Shqipëria voton ndryshimin, Kukësi voton ndryshimin dhe ndryshimi i parë për çdo shqiptare dhe shqiptar nga Konispoli në Podujevë, të jetë heqja e traut. Nuk ka kaluar shumë kohë nga ai moment që na i mbushi zemrat me një besim si qytetarë të një kombi që ndërtoi tunelin më të gjatë në Ballkan dhe lidhi Shqipërinë me Kosovën. 8 vite me radhë ai që për 2 javë e gjysmë do të largohet me votën më masivë të shqiptarëve që duan ndryshim nuk bëri asgjë por përkundrazi i futi shkopinj nën rrota Kosovës, shkatërroi ekonominë tonë, uli në nivelin më të ulët marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis dy vendeve tona. Ne ndërtuam rrugën, ne ndërtuam tunelin, ai vuri traun! Sot dua t’jua përsëris jo vetëm banorëve të qarkut të Kukësit por çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, se vota më 25 prill për Partinë Demokratike, vota për numrin 9 është votë për heqjen e traut dhe çdo pengese midis Shqipërisë dhe Kosovës. Kostot e shtuara financiare që kanë ulur ekonominë, tregtinë midis dy vendeve tona do të zhduken. Çdo pengesë do të zhduket dhe ne do të funksionojmë si një trup i vetëm dhe kështu do ta bëjmë të mundur që djemtë e Kukësit dhe vajzat e Kukësit të kenë mundësi të punojnë me dinjitet dhe Kukësi të kthehet në një qendër turistike, universitare dhe krenarie kombëtare për Shqipërinë dhe për Kosovën. Faleminderit nga zemra për pritjen dhe si gjithmonë mbani maskat dhe distancën.”- tha Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

Prokurorja Speciale: Nuk ndoqëm penalisht UÇK-në dhe as luftën për pavarësinë e Kosovës

16/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Urdhër arresti për ‘pronarin’ e tokës në sherr mes Muçës dhe Bedinajt

16/09/2026
Kryeministri Rama ndërhyn në debatin për Behgjet Pacollin, Si ndryshuan postimet e biznesmenit nga Prishtina

Arbitrazhi i Londrës bllokon qeverinë për shtetëzimin e Aeroportit të Vlorës

16/09/2026
DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

DITA 109/ Arrestoni Ramën, lironi shqipet! Nesër protestë te Parlamenti

16/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.