Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Agron Shehaj: Nese duhet të zhvillojmë ekonominë duhet të investojmë në teknologji

02/04/2021
Agron Shehaj: Nese duhet të zhvillojmë ekonominë duhet të investojmë në teknologji
Share on FacebookShare on Whatsapp

Turizmi dhe teknologjia janë dy sektorët më të rëndësishëm të zhvillimit të ekonomisë. Janë dy sektorë që do të krijonin vende pune për rininë që të mos largohej nga vendi me çdo kusht. Këtë qëndrim mbajti kandidati për deputet i PD për Qarkun e Tiranës, Agron Shehaj, gjatë një takimi me sipërmarrës në fushën e IT-së në kryeqytet. Në bisedë me sipërmarrësit ai vuri në dukje faktin që nuk ka investime të mjaftueshme dhe mbështetje të sektorit të teknologjisë, një sektor që krijon hapësirë punësimi për shumë të rinj. “Shqipëria ka dy fushat ku duhet të investojë, një është turizmi dhe e dyta është teknologjia. Këto janë dy fusha nëse duan t’ia dalin, nëse duan t’i zgjidhin problemet e Shqipërisë”- u shpreh Shehaj. Gjatë bashkëbisedimit ai dëgjoi vështirësitë me të cilat ata përballen, siç është mungesa e shpresës së të rinjve për të ndërtuar jetën në vend.

“Nëse unë kam njerëz që kanë 7 vjet këtu tani janë duke parë që të ikin jashtë . Një arsye është utopia që kanë njerëzit për të ikur jashtë, por një pjesë tjetër është ajo shpresa që flasin gjatë gjithë kohës që është shumë e vështirë që njerëzit të shohin një të ardhme shpresëdhënëse në Shqipëri”- u shpreh sipërmarrësi Erzen Kaja.
Shehaj u shpreh se e kuptonte se “ky është problem kryesor që kanë bizneset e teknologjisë”. “Mbajtja e burimeve njerëzore është problem aq më tepër që ju investoni në burime njerëzore. Ju keni 30 veta në punë, por do të donit të kishit 200 veta apo më shumë sepse kështu do të gjeje punë jashtë sepse tregu është gjigand. Dhe nuk ke si t’i thuash një djali të ri që mos shkojë në Gjermani me një rrogë më të mirë që të krijojë dhe familjen atje. Ne i bëjmë gati, 90 përqind të bërë dhe venë në Gjermani dhe pastaj puna që kemi bërë ne e përfiton tregu gjerman. Ata janë të detyruar të ikim sepse të gjithë shqiptarët nëse do të kishin mundësi të zgjedhin do të rrinim në Shqipëri kemi një klimë të jashtëzakonshme, por dhe dashuria për vendin nuk mjafton për t’i mbajtur të rinjtë këtu”- u shpreh Shehaj. Në fund kandidati për deputet i PD-së tha se duhet të jemi optimist sepse ndryshimi do të vijë më 25 prill dhe sektori i teknologjisë do të jetë prioritet i qeverisjes së re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Asaj Europe në të cilën jemi, dhe, çuditërisht, duhet të hymë

09/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Zbardhet dëshmia e Kostandin Voglit, ku nisi ngjarja e rëndë në Sarandë

09/05/2026
Autoriteti i Dosjeve nis në Prokurori dosjet e zhvarrimit për personat e zhdukur nga regjimi komunist

Autoriteti i Dosjeve nis në Prokurori dosjet e zhvarrimit për personat e zhdukur nga regjimi komunist

09/05/2026
FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

FOTO/ Momenti kur policia sulmon me ujë kryetarin e PD-së, Sali Berisha

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Asaj Europe në të cilën jemi, dhe, çuditërisht, duhet të hymë

09/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Zbardhet dëshmia e Kostandin Voglit, ku nisi ngjarja e rëndë në Sarandë

09/05/2026
EMRI/ U dënua nga GJKKO me 6 vjet burg, kapet më në fund në Fushë Krujë

Kapen 2 persona në kërkim ndërkombëtar

09/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.