Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ndërhyri prej sherrit të djalit. Zbardhet vrasja Shkodrës,identifikohen autorët

28/11/2020
Brataj/ Mund të ketë kufizim oraresh dhe mbyllje në fundjavë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Janë identifikuar autorët e vrasjes së Ridvan Hysenit, 46 vjeçarit që mbeti i vrarë paraditen e sotme në Shkodër.

Policia njofton që ngjarja ka ndodhur pasi autorët ishin konfliktuar me djalin e Hysenit i cili ka ndërhyrë për të shuar sherrin, gjë që ka rezultuar tragjike për të pasi është qëlluar për vdekje.

46-vjeçari u gjet i vrarë brenda makinës së tij tip “BMW” pranë një karburanti në fshatin Mushan. Atentatorët kanë qëlluar me armë automatik dhe pasi kanë ekzekutuar 46-vjeçarin janë larguar me motoçikletë. Policia raporton se janë kryer disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.

Njoftimi i plotë:

Zbardhet ngjarja e ndodhur mesditën e sotme në fshatin Mushan. Identifikohen autorët dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Shkodër, të mbështetura nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, falë reagimit në kohë dhe kryerjes së veprimeve të shpejta, profesionale dhe hetimore, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të zbardhnin dhe dokumentonin ngjarjen e ndodhur rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, ku u gjet i vrarë me armë zjarri brenda në makinë, shtetasi R. H., 46 vjeç, banues në fshatin Darragjat, Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Autorët e dyshuar gjatë paradites ishin konfliktuar me djalin e shtetasit R. H. dhe më pas dyshohet se ky shtetas ka ndërhyrë për të sqaruar situatën dhe për pasojë ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, të mbështetura nga FNSH dhe Focat Speciale Renela, nën drejtimin e prokurorit, kanë ushtruar disa kontrolle banesash dhe ambientesh të ndryshme ku dyshohej se mund të fshiheshin autorët.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, të cilëve, për arsye hetimore, për momentin nuk iu bëjmë me dije gjeneralitetet.

Gjithashtu, në bashkëpunim me DVP Lezhë vijojnë pikat e kontrollit në akset rrugore, me qëllim kontrollin e imtësisëshëm të personave të dyshuar, për të mos iu lënë mundësinë që të largohen më drejtim të qarqeve të tjera.

e.h/DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

03/08/2026
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

03/08/2026
Këlliçi poston videon: SPAK të sqarojë lidhjet e Olsit me kazinonë në Air Albania

Këlliçi poston videon: SPAK të sqarojë lidhjet e Olsit me kazinonë në Air Albania

03/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

DITA 65/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës. Si po fundosen pallatet e Alabarit në Durrës do fundoset dhe qeveria

03/08/2026
Dyshohet për dy të vrarë në autostradën Fier Vlorë

Humb jetën 20-vjeçari në aksidentin në Ksamil

03/08/2026
Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

Zjarr në një pallat 30-katësh në Golem, vështirësi për ndërhyrjen e zjarrfikësve

03/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.