Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Komiteti teknik: Nuk mbyllen shkollat por universitetet do te vijojne online

23/11/2020
Qeveria vendos karantinen nga e merkura per 3 jave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe njëherësh kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli tha sot se nuk do te kete mbyllje te shkollave por universitetet do te vijojne online.

Sipas saj numrat vijojnë që të jenë të qendrueshëm, dhe nuk shihet një luhatje e madhe e rasteve, që të ketë gjenezën te hapja e shkollave.

“Vëmendja për shkollat ka qenë gjithmonë prioritet që në 14 shtator, kur u vendos hapja e shkollave dhe është monitoruar me një vëmendje shumë të veçantë. Dhe ashtu sikurse ne kemi vënë me dije vazhdimisht gjatë këtyre këto dy muajve nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në influencën që hapja e shkollave të ketë pasur një rëndim të shifrave të pandemisë.

Ajo që komiteti vlerëson në lidhje me qëndrimin karshi shkollave, është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve, është edhe orientimi që jepet së fundmi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Në shifrat që ne jemi tani që vazhdojnë të mbeten në një nivel të qëndrueshëm pa një rritje nuk e diskutojmë për momentin sot mbylljen e shkollave. Por është një gjë që ne e ndjekim çdo 24 orë dhe nëse shifrat ndryshojnë dhe janë numrat që kërkojnë masë të tillë, që ato të jetë të qëndrueshme. Ajo që kemi ne përgjegjësi është mirëqenia e fëmijëve”, u shpreh Rakacolli.

Në konferencën e sotme me gazetarët, përfaqësuesit e Komitetit të Ekspertëve u shprehën se situata në vend vijon që të jetë nën kontroll, ndërkohë që mësimi në Universitete do të vijojë të jetë online dhe për një periudhë tjetër të pacaktuar.

Sakaq sipas Rakacollit, qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse derimë tani nuk mund të flitet për ezaurim të kapaciteteve spitalore, dhe se gjithçka po menaxhohet si duhet.

“Nuk duhet të kemi asnjë shqetësim për pakësim të kapaciteteve spitalore, janë të gjitha të kalkuluara me aq sa mund të kalkulohet. Jemi të kalkuluar që të shfrytëzojmë në maksimum burimet njerëzore dhe spitalore, nuk duhet të kemi frikë që kapacitete spitalore nuk do të mjaftojnë për të gjithë ata që kanë nevojë për t’u trajtuar me COVID. Asnjë frikë për mungesë të kapaciteteve spitalore”, tha Rakacolli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.