Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mjekimin e Covid e bëtë në shtëpi? Zbulohet shifra e rimbursimit të ilaçeve nga shteti

18/11/2020
Prokuroria, ja si funksionoi skema e mashtrimit me rimbursimin e ilaçeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Është miratuar nga Këshilli i Ministrave vendimi për rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë të personave të diagnostikuar me COVID-19.

Paketa e barnave përbëhet nga dy skema trajtimi. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e parë të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1650 lekë. Ndërsa vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën e dytë të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 lekë.

Mjeku i familjes do të lëshojë recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

VENDIMI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Rimbursimin e paketës së barnave për trajtimin ambulator në banesë për personat e diagnostikuar me COVID-19 nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  1. Paketa e barnave për trajtimin ambulator në banesë të pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 përbëhet nga dy skema trajtimi, në përputhje me formën e sëmundjes, sipas udhëzuesit të miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
  1. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 1 të trajtimit (forma e lehtë) do të jetë jo më shumë se 1 650 (një mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë) lekë.
  1. Vlera e rimbursimit të paketës së barnave për skemën 2 të trajtimit (forma e mesme) do të jetë jo më shumë se 10 900 (dhjetë mijë e nëntëqind) lekë.
  1. Mjeku i familjes, për personat e testuar pozitiv për Sars-Cov-2 (të konfirmuar nga institucionet shëndetësore publike përgjegjëse), në përputhje me formën e sëmundjes dhe indikacionet e përcaktuara në udhëzuesin e miratuar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, lëshon recetën me rimbursim, sipas rregullave të përcaktuara nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  1. Për diagnozën COVID-19, e gjithë popullata konsiderohet përfituese nga skema e sigurimeve shëndetësore, duke u regjistruar dhe identifikuar si e siguruar.
  1. Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të përballohen nga buxheti i Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
  1. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

e.h/DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

Lamallari: Valon Bela dhe Bekir Halimi shpallen persona të padëshiruar për 10 vjet. Reagimi i hoxhës nga Maqedonia e Veriut dhe analistit

04/08/2026
Garancia për aeroportin e Vlorës e dëmshme si koncesioni për Rinasin

Qeveria nis procedurat për zgjidhjen e kontratës së Aeroportit të Vlorës

04/08/2026
DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

DITA 66/ Protesta para Kryeministrisë, akuza ndaj qeverisë dhe thirrje për hetime nga SPAK

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.