Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TROPOJE/ Vendoset shtatorja e Ali Iber Nezaj ne qytetin Bajram Curri

15/11/2020
TROPOJE/ Vendoset shtatorja e Ali Iber Nezaj ne qytetin Bajram Curri
Share on FacebookShare on Whatsapp

U zhvillua sot në Tropojë ceremonia e vendosjes së shtatores se Ali Iber Nezaj, një ndër themeluesit dhe drejtuesit kryesorë ushtarakë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Në ceremoni morën pjesë qytetarë nga Tropoja, pasardhës të Ali Ibres dhe bashkëluftëtarëve të tij nga Shqipëria si dhe familjeve të njohura patriotike nga Kosova, Mali I Zi dhe diaspora, sic janë nga familjet e Sylejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Ismail Qemalit, Mic Sokolit, etj.
Shtatorja u zbulua nga kryetari I bashkisë së Tropojës, Rexh Biberaj dhe sternipat e tij Sylejman Nezaj dhe Avdi Nezaj.
Prefekti Zenel Kucana pershendeti ne emer te Kryeministrit Rama dhe Flamur Gashi ne emer te Presidentit Meta. Pershendeti edhe Tahir Gjonbalaj.
Ali Ibra u zgjodh në komitetin drejtues të Lidhjes së Prizrenit dhe u emërua zëvëndës komandat I Përgjithshëm I forcave ushtarake të Lidhjes. Në këtë funksion ai drejtoi beteja ushtarake në mbrojtje të Plavës e Gucisë, rrethimin dhe vrasjen e Mehmet Pashë Maxharit në Gjakovë që kishte ardhur të dorëzonte trojet shqiptare në Mal të Zi, si dhe organizimin e institucioneve dhe administratës shqiptare në qytetet ku Lidhja e kishte shtrirë pushtetin.
Më 1880 ai ishte një nga shtatë anëtarët e qeverisë së perkohshme të Lidhjes së Prizrenit, e para qeveri shqiptare që prej kohës së Skënderbeut.
Pak muaj më vonë ai sëbashku me Sylejman Vokshin ishin në krye të betejës së ashpër disaditore në Shtimje e Slivovë me forcat ushtarake turke të Dervish Pashës.
Pas shpërndarjes së Lidhjes së Prizrenit në vitin 1881 shtëpia e tij në Shipshan, Tropojë u bë baza e udhëheqësve të saj, si Sylejman Vokshi, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri etj.
Ali Ibra refuzoi titullin pasha nga oborri I Sulltanit. Ndërkohë është dekoruar nga Mbreti Zog me 1937, me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit më 1978, dhe së fundi nga Presidenca e Shqiperisë dhe ajo e Kosovës./DRONI.al/

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.