Nje person u arrestua ne Tirane ndersa nje tjeter shpallet në kërkim ne kuader te operacionit Kredia.
“U bë ndalimi i shtetasit: H. L., 33 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi L. A. ( nuk jepen të dhëna tjera për arsye hetimi).
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë kredi të vogla në institucione mikrofinanciare duke përdorur dokumente të dyshuara të falsifikuara.
Punohet për kapjen e shtetasit L. A. dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”, njoftoi policia e Tiranes. /DRONI.al/





