Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biden kthehet serish ne skene, po permbys rezultatin ne Michigan

04/11/2020
Biden kthehet serish ne skene, po permbys rezultatin ne Michigan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Michigan mund te riktheje Biden ne skene serish pas disa oresh ku ai mendohej se kishte hunbur ne garen presidenciale.

Ky shtet dhe ka 16 vota elektorale, kur janë numëruar 86 për qind të votave, Donald Trump, po kryeson me afro 27 mijë vota ndaj Joe Bidenit. Kishte epërsi në gati 200 mijë vota, por pas numërimit të një pjese të votave me postë, është zvogëluar disavantazhi.

Në Wisconsin, që ka dhjetë vota elektorale, pas numërimit të 97 për qind të votave, po kryeson Joe Biden me 21 mijë vota, 49.5 për qind karshi 48.8 për qind per Trump. Trumpi ishte në avantazh fillimisht.

Në Karolinë Veriore, ku janë 15 vota elektorale, Trumpi po kryeson me afro 77 mijë vota epërsi ndaj Bidenit kur janë numëruar 95 për qind të votave. Në Pennsylvania, ku janë 20 vota elektorale, pas 75 për qind të votave të numëruara, po kryeson Trumpi me mbi 600 mijë vota.

Në Nevada pas 86 për qind të votave të numëruara, Biden po kryeson me një avantazh prej 8 mijë votave. Në Arizona fitorja e Bidenit po shihet si e sigurt aq aa edhe e Trumpit në Alaska.

Arizona jep 11 vota elektorale, Alaska tri. Në Georgia, ku janë 16 vota elektorale, Trumpi po kryeson me një avantazh prej afro 96 mijë votave.

Donald Trump, e ka cilësuar si të çuditshme përmbysjen që bëri kundërkandidati i tij, Joe Biden, në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Teksa Trumpi po udhëhiqte në disa shtete, gjatë të mërkurës Bideni arriti të përmbyste rezultatin për t’iu afruar më shumë triumfit të përgjithshëm. Bëhet fjalë për Michiganin ku Bideni tani ka marrë epërsi tejet të vogël, por që mund të jetë kyçe.

“Mbrëmjen e shkuar po udhëhiqja, shpesh me rezultat solid, në shumë shtete, në gati të gjitha instancat ku udhëhiqnin demokratët. Më pas, një nga një, ato nisën në mënyrë magjike të zhdukeshin teksa po numëroheshin vota të befasishme. SHUMË e ÇUDITSHME dhe ‘anketuesit’ dolën tërësisht dhe historikisht gabim”, ka shkruar Trumpi në Twitter.

Aktualisht me votë elektorale Bideni po udhëheq 227:213. Kandidatit i duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet. /DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.