Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vjene, bilanci zyrtar: 3 viktima, 15 te plagosur. Nje terrorist ende ne ndjekje

03/11/2020
VIDEO&FOTO/ Pamjet e arrestimit te 4 terroristeve, vrasje ne restorant
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia austriake ka dhene bilancin zyrtar te sulmit qe u krye mbreme ne Vjene.

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 15 të tjerë u plagosën pasi sulmuesit hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme, pranë një sinagogë në qytet duke filluar nga ora 20:00 me kohën lokale.

Nje terrorist është ende në arrati pas sulmit në Vjenë, ndërsa policia tha se qëlloi për vdekje një prej autorëve të armatosur dhe arrestoi një të tretë i cili hapi zjarr ndaj qytetarëve, në mbrëmjen e fundit para izolimit në Vjenë.

Policia ka rrethuar qytetin dhe është në kërkim të autorit të tretë.

Ministri i Brendshëm Karl Nehammer tha sot se një sulmues, i cili ishte i armatosur rëndë dhe mbante një rrip shpërthyes, ishte simpatizant i Shtetit Islamik ISIS.

Kryebashkiaku i Vjenës Michael Ludwig tha se 15 persona u shtruan në spital pas ngjarjes, shtatë me plagë të rënda.

Ngjarja e rëndë ndodhi në mbrëmjen e fundit para se Austria të kalonte në bllokim të ri për shkak të situatës nga koronavirusi, ku baret dhe restorantet do jenë të mbyllura dhe njerëzit kishin dalë për të shijuar natën “e fundit” të lirisë.

Sebastian Kurz tha: ‘Sigurisht që është një situatë shumë e tensionuar për rendin e sigurinë, veçanërisht në Vjenë. Ndërsa ne jemi në ndjekje të tyre, autorët janë të pajisur shumë mirë me armë automatike, shumë profesionale. Padyshim që është një sulm terrorist.

Tani janë 15 të plagosur dhe aktualisht po trajtohen në spitale. Një polic i cili u qëllua – falë Zotit, nuk është në rrezik per jeten. Situata është ende relativisht konfuze.

Ne nuk mund të themi me të vërtetë asgjë për sfondin (për sulmin). Një sfond antisemitik natyrisht nuk mund të përjashtohet, veçanërisht për shkak të vendndodhjes ku filloi ky sulm terrorist.

Ajo që dimë me siguri është se ka disa të dyshuar, njëri prej të cilëve deri më tani është eliminuar, por disa informacione janë ende në zhvillim dhe rreziku nuk është shmangur ende plotësisht”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

Hajduti italian vodhi “Audi Q5”, përplasi policin dhe disa makina

30/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

DITA 92/ Protestuesit sulmojnë ashpër Ramën dhe qeverinë: Genjeu edhe para 3 ditësh

30/08/2026
Rëndohet bilanci tragjik në aksidentin e rrugës së Librazhdit

MIRDITË/ Humb jetën 20-vjeçari, dy të plagosur dërgohen me helikopter në Tiranë

30/08/2026
EMRAT/ Operacioni “Karburanti” prangos dy biznesmenë, në kërkim tre të tjerë

Si fiton qeveria nga rritja e çmimit, nafta 219 lekë/litër, Bardhi: Qeveria të ulë fitimin e vet

30/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.