Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Studentët nesër në protestë. Kërkesat që kanë për kryeministrin

01/11/2020
Studentët nesër në protestë. Kërkesat që kanë për kryeministrin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lëvizja për Universitetin ka njoftuar që do të dalë në aksion simbolik para kryeministrisë ditën e nesërme në orën 11:00 për shkak të vendimit të marrë për të zhvilluar mësim online të paktën për një muaj në këtë vit të ri akademik.

Duke qenë se pjesa më e madhe e studentëve nuk kanë pajisje e kushte për të siguruar mësim online dhe të tjerë kanë mbetur të papunë, Lëvizja për Universitetin kërkon nga kryeministri përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, dhe një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Nëse këto kërkesa nuk realizohen, paralajmërojnë se do të shkojnë me valixhe, rroba, këpucë, libra dhe tenxhere në kryeministri. Ndërsa të tjerë kanë njoftuar se do të mbajnë protestë kombëtare para Ministrisë së Shëndetësisë që së bashku me Komitetin e Ekspertëve mori vendimin për mbylljen e Universiteteve vetëm disa ditë para fillimit të vitit të ri.

Reagimi i plotë:

Që prej karantinës së muajit mars studentët kanë qenë një nga shtresat më të dëmtuara të shoqërisë. Po qeveria nuk ka menduar asnjë çast për ta. Mijëra studentë e patën të pamundur ta ndiqnin normalisht procesin mësimor online si pasojë e mungesës së mjeteve teknike dhe aksesit në internet. Mijëra të tjerë mbetën të papunë. Shumë mbetën të pastrehë në pamundësi për të punuar dhe paguar qiratë.

Nëntë muaj më vonë, e njëjta situatë rrezikon të përsëritet. Mësimi online vazhdon të jetë i pamundur për shumicën e studentëve, qiratë janë rritur, kostot e jetesës po ashtu, karta studentore nuk funksionon, abone nuk ka, shërbime sociale e shkollore jo e jo. Ndërkohë qeveria në vend që të lehtësojë barrën e studentëve, i mban të larta tarifat e studimit dhe jep urdhër që konviktet të boshatisen nga studentët.

Prandaj ne kemi ardhur këtu, përpara kryeministrisë, për të kërkuar:

  • Përgjysmim të tarifës vjetore të studimit, dhe
  • Një paketë sociale për qiratë, internetin, librat dhe kostot e jetesës.

Në të kundërt, në kushtet e keqshkollimit dhe papunësisë, mungesës së strehimit dhe parave, do të vijmë me mijëra studentë të tjerë, bashkë me valixhe, rroba, këpucë, libra dhe tenxhere në kryeministri.

Nëse kryeministria vazhdon të mbetet shtëpi e oligarkëve në kohë krize, ne do ta kthejmë në vatër të studentëve, punëtorëve, pensionistëve dhe qytetarëve të prekur nga pandemia.

Kupa është mbushur dhe nuk mban më. #PërUniversitetin  #PërShoqërinë

e.h/DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama mbledh qeverinë në Pogradec, dy ministra drejt dorëheqjes

07/08/2026
DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

DITA 68/ Qytetarët marshojnë drejt ish-Bllokut: O milet, Rama ka siklet!

06/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026
Roskovec, krimi në familje, flet policia

69-vjeçari humb jetën pasi pa të birin në konflikt me një tjetër

07/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

Rama mbledh qeverinë në Pogradec, dy ministra drejt dorëheqjes

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.