Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sondazhi i ABC Tirana Club – më shumë se gjysma e studentëve dëshirojnë mësimin në auditor

01/11/2020
EMRAT/ Dy kandidatë për dekanë dhe 7 për shefa departamenti te Filologjiku
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sipas nje sondazhi tr ABC Tirana Club – më shumë se gjysma e studentëve dëshirojnë vijimin e mësimit në auditor.

52.9 përqind e studentëve janë shprehur në prag të fillimit të këtij viti akademik se dëshirojnë që programi mësimor të zhvillohet me prezencë në auditor. Ndërkohë që 10.2 përqind preferojnë versionin online dhe pjesa tjetër, 36.9 përqind, janë shprehur se duan kombinimin e të dyja metodave.

Këto të dhëna janë bërë publike sot, bazuar në një sondazh që ka realizuar ABC Tirana Club, ku janë pyetur 550 studentë nga 6 universitetet publike të vendit: “Ismail Qemali”, Vlorë; “Fan Noli”, Korçë; “Aleksandër Moisiu”, Durrës; “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan; “Eqerem Çabej”, Gjirokastër dhe “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Sondazhi është kryer në periudhën kohore 28 shtator – 26 tetor 2020, në kuadër të një projekti që po aplikon ABC Tirana Club me qëllimin e marrjes së opinioneve dhe vlerësimeve të studentëve për ecurinë e semestrit të dytë të vitit të kaluar akademik që u zhvillua online.
Bazuar në përgjigjet e tyre, pjesa më e madhe e studentëve, 65..5 përqind, ka përdorur celularin në ndjekjen e procesit mësimor në distancë, 19.5 përqind përdorën kompjuterin personal dhe 15 përqind laptopin.
Studentëve iu kërkua të bënin krahasimin e zhvillimit të mësimit online me rrethanat e semestrit të parë të vitit të kaluar akademik, kur ishin prezent në auditor. Sa i takon nivelit të angazhimit të pedagogëve, rreth gjysma e përgjigjeve, 51.7 përqind, ishte për alternativën “njësoj”, kurse 20.4 përqind pranuan alternativën “më i keq”, 2.4 përqind “shumë më i keq”, ndërkohë që 17.1 përqind e tyre e përshkroi “më i mirë” nivelin e e angazhimit të pedagogëve, ndërsa 8.4 përqind si “shumë më i mirë”.
Një prej pyetjeve të sondazhit kërkonte prej studentëve të shpreheshin për faktorin më negativ që ata vlerësonin gjatë zhvillimit të mësimit virtualisht. Pjesa më e madhe zgjodhi si më negative alterantivën e aplikacionit të zgjedhur nga pedagogu për realizimin e orës së mësimit, 28.4 përqind, pastaj renditej alternativa e prezantimit të pedagogëve me 22 përqind, cilësia e linjës së internetit që studentët kishin në dispozicion me 20.9 përqind etj.
Sa i takon eficencës në marrjen e njohurive duke e zhvilluar mësimin në distancë, shumica e studentëve, rreth 40 përqind u shprehën “më i keq” dhe “shumë më i keq”. Kurse për shfrytëzimin e literaturës së detyrueshme në kushtet e mësimit online rreth 45 përqind e studentëve pohuan se ishte “më keq” ose “shumë më i keq”, krahasuar me kushtet kur ata e zhvilluan mësimin në auditor gjatë semestrit të parë.
Projekti i grupimit studentor ABC Tirana Club, që mbështetet nga Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, AMSHC, do të vijojë me forume diskutimi me studentët në universitetet publike në Vlorë, Korçë, Durrës, Elbasan, Gjirokastër dhe Shkodër me qëllimin e mbështetjes së studentëve, për të qenë më efektivë në kushtet e zhvillimit të procesit mësimor në distancë nga Covid – 19. Duke ndarë me ta eksperienca të përdorimit të platformave të komunikimit në grup, për metodat më efikase të kërkimit të literaturës, kryerjes së detyrave të kursit, punimeve të diplomës etj./DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.