Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti Meta shpërndan mjegullën për shtetësinë e Cobinës

26/10/2020
“Largimi i Dvoranit”, reagon Meta: Vendimi i djeshëm i vonuar, por pozitiv
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti Ilir Meta ka shpjeguar sot në një konferencë shtypi akuzën e mediave pranë qeverisë dhe disa eksponentëve të PS në lidhje me shtetësinë që Presidenti i ka dhënë e futbollistit të Tiranës, Cobina.

Presidenti tha se personi në fjalë është verifikuar nga institucionet ndërsa dokumentit për momentin nuk bëhen pulikë për shkak të sekretit shtetëror. Meta tha se institucionet nuk kanë raportuar për probleme që cënojnë interesin kombëtar ndërsa klubi që ka bërë kërkesën ka argumentuar nevojën e trajtimit me procedurë të posaçme.

“Janë bërë disa përgojime për të shmangur vëmendjet nga përpjekjet për të shkatërruar zgjedhjet, Shqipëria është vendi që ka investuar më pak për të ndihmuar popullësinë dhe shtresat që preken nga pandemia si nga aspekti i shëndetit dhe ekonomike- sociale dhe për të shmangur vëmendjen nga shumë çështje të tjera, janë shpikur disa gënjeshtra të jashtëzakonshme, jam njeri i ligjit dhe i shtetit. Kjo është dosja e futbollistit që mediat e kanë nxjerrë si terrorist, u ekspozua si një kryeministër i papërgjegjshëm, këtu është edhe dokumenti i institucionit që konfirmon që nuk disponohet asnjë e dhënë që cenohet siguria kombëtare. Të përfaqësosh një ekip kampion është në interes kombëtare dhe publik dhe kjo është sqaruar edhe nga drejtuesit e klubit dhe të federatës që kanë bërë këtë kërkesë urgjente përpara ndeshjes me Zvicrës. E kemi respektuar ligjin në mënyrë strikte. Komisioni i Sigurisë, për gruan e Ylli Pangos nuk ka asnjë problem për sigurinë Kombëtare dhe ka 8 vjet që e ka kërkuar dhe duhet ta merrte. Procedura e posaçme kur i intereson qeverisë ekziston. Ish ministrja e Arsimit nëse nuk do ishin ndjekur procedurat e posaçme nuk do ishte as ministre e as zëvendës ministre, kështu kemi edhe raste të tjera se jam në presidencë dhe nuk përgojoj askënd. Nuk jap dokumentet se janë sekret shtetëror, por gjithçka është bërë në respekt të kushtetutës. Sa i përket shqetësimit për familjarët e UCK që për arsye të ndryshme, që dihet kufizimet që ka Kosova, në respekt, unë e kuptoj për këlyshët UBD ata quhen terrorist, por ato janë familjarë të atdhetarëve”, tha Meta.

Më pas Meta ka shpjeguar kërkesën e Presidencës për Venecian në lidhje me ndryshimet në kodin zgjedhor.

Disa nga pyetjet të shtruara në kërkesën për opinion janë:

Sa e rëndësishme është njohja e ligjit për konkurrentët mjaftueshëm para zgjedhje. Nëse rregullat që kanë të bëjnë në transformimin e votave në mandate, ndryshohen shumë afër zgjedhjeve, a dëmtojnë apo ndikojnë këto ndryshime qëndrueshmërinë e ligjit?

A shkelet parimi i garancive procedurale nëse ndryshime të tilla bëhen në mungesë të një Gjykate Kushtetuese?

A kishte ndonjë nevojë shtrënguese për t’i modifikuar në mënyrë të njëanshme. A është kandidimi i kryetarit në 4 qarqe sipas standardeve evropiane. A pengojnë rregullat aktuale, futjen e listave të hapura për votuesit. Nëse miratohen lista të hapura, ndërkohë që koalicionet mbeten njësoj, a do ishte legjislacioni shqiptar konform me ate në BE? /DRONI.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
KSAMIL/ Qëllohet për vdekje turisti 20-vjeçar francez. Detajet e policisë dhe emrat

Arrestohet në Levan Sokrat Vata, u gjet në bagazhin e makinës

18/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

Mes pasurisë minerare dhe kostos mjedisore: kush paguan për rehabilitimin?

18/08/2026
38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

38 persona shoqërohen pas vrasjes së turistit në Ksamil, edhe një punonjës policie

18/08/2026
PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

PAMJET/ Si u kap në Levan Sokrat Vata, vajza në makinë një turke

18/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.