Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sërish luftime mes Armenisë dhe Azerbaixhanit, thyhet armëpushimi

20/10/2020
Sërish luftime mes Armenisë dhe Azerbaixhanit, thyhet armëpushimi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zjarr artilerie u raportua të hënën në rajonin e diskutueshëm Nagorno-Karabakh, megjithë një armëpushim që hyri në fuqi të dielën herët.

Armenia dhe Azerbajxhani akuzuan njëri-tjetrin për bombardimin e qyteteve të tyre brenda natës, pavarësisht një armëpushimi të mbështetur nga ndërmjetësuesit ndërkombëtarë që synonte shuarjen e dhunës, e cila ka lënë qindra të vdekur.

Zyrtarët azerë akuzuan Armeninë për bombardime në të paktën katër rajone jashtë zonës së konfliktit brenda natës. Zyrtarët në Nagorno-Karabakh, si dhe media shtetërore armene, thanë se Azerbajxhani vuri në shënjestër shumë fshatra dhe rifilloi bombardimet brenda natës.

Të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit edhe të dielën.  Armëpushimi i fundit ishte i dyti i ndërmjetësuar nga zyrtarët rusë që nga fillimi i konfliktit muajin e kaluar.

Ministri i jashtëm rus, Sergey Lavrov, i cili veproi si ndërmjetës për armëpushimin, e quajti të hënën të papranueshëm vazhdimin e luftimeve.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres gjithashtu foli kundër armiqësive të dielën ndërsa dënoi “të gjitha sulmet ndaj zonave të populluara të prekura nga konflikti në Nagorno-Karabakh”.

“Siç theksoi përsëri në telefonatat e tij të fundit me ministrat e jashtëm të Armenisë dhe Azerbajxhanit, të dyja palët kanë detyrimin sipas ligjit ndërkombëtar humanitar të bëjnë kujdes të vazhdueshëm për të mos dëmtuar dhe për t’i mbrojtur civilët dhe infrastrukturën civile në kryerjen e operacioneve ushtarake,” thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi Stephane Dujarric.

Luftimet e vazhdueshme midis Azerbajxhanit dhe Armenisë shpërthyen më 27 shtator, duke shënuar përshkallëzimin më të madh të konfliktit që vazhdon prej dekadash mbi rajonin separatist Nagorno-Karabakh që nga një armëpushim i vitit 1994.

Territori kryesisht etnik armen deklaroi pavarësinë e tij nga Azerbajxhani në 1991 gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik, duke shkaktuar një luftë që u mori jetën rreth 30 mijë njerëzve para arritjes së një armëpushimi në vitin 1994. Sidoqoftë, ajo pavarësi nuk njihet ndërkombëtarisht./VOA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.