Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

80 klandestinë të fshehur në rimorkion e mjetit të tonazhit të rëndë, kush janë transportuesit e arrestuar në Korçë

10/10/2020
FOTOLAJM/Të ngjeshur në bagazhin e makinës, kështu shqiptarët i kalojnë emigrantët e paligjshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Detaje të reja mësohen nga operacioni i finalizuar mbrëmë në Korçë ku u goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Një superaksion i policisë së drejtorisë vendore, forcave Shqiponja, policisë së kufirit dhe të qarkullimit rrugor të cilët kanë berë të mundur arrestimin e një shtetasi, që po transportonte me një mjet të tonazhit të rëndë 80 shtetas të huaj.

Burimet janë të ditur se së bashku me drejtuesin e mjetit të tonazhit të rëndë janë shoqëruar edhe 3 shtetas të tjerë të cilët shoqëronin kamionin. Sipas të njëjtave burime bëhet me dije se mjeti i tonazhit të rëndë po udhëtonte nga Devolli në drejtim të kryeqytetit, ndërsa është ndaluar nga policia në afërsi të një pike karburanti në fshatin Leminot.

Gjatë kontrollit në rimorkion e mjetit janë konstatuar refugjatë të shumtë, të cilët janë shoqëruar nga policia në drejtorinë e kufirit ku edhe do të merren në pyetje për veprime të mëtejshme.

Mësohet së shtetasit i përkasin disa vendeve si Siria, Maroku dhe Algjeria mes të cilëve ka gra, vajza dhe fëmijë.  Duhet thënë se 80 emigrantet e kapur mbrëmjen e së premtes është numri më i madh i kapur në një aksion policie në juglindje të vendit.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Komisariatin e Policisë Korçë, Forcat Speciale “Shqiponja” dhe Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve A. Rr, 27 vjeç; E. Rr., 23 vjeç, (vëllezër), banues në fshatin Stranik, Librazhd; R. B., 30 vjeç dhe U. B., 29 vjeç, banues në Librazhd.

Shtetasit e mësipërm, janë kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, konkretisht shtetasi A. Rr duke drejtuar mjetin tip kamion, në rimorikon e të cilit u konstatuan 78 emigrantë të paligjshëm, si edhe shtetasi E. Rr., duke drejtuar mjetin tip “Ford” me pasagjerë dy shtetasit e tjerë R. B., dhe U. B., të cilët nga hetimet e kryera rezulton se kryenin kontrollin e rrugës dhe janë bashkëpunëtorë të dyshuar të 27-vjeçarit, në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Emigrantëve të paligjshëm, këta shtetas kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së”,-njofton policia.

/DRONI.al/

Tags: 80 emigrantearrestkorceTransport

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.