Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Sekuestrohen sasi e madhe droge në zonat e Beratit, arrestohet kryeplaku i fshatit dhe punonjësja e policisë

28/09/2020

Foto ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjashtë persona janë arrestuar mes tyre kryeplaku i fshatit Çorrogjafë në Berat dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës bashkë me vëllanë e saj. Ndërsa një tjetër është vënë nën hetim në gjendje të lirë pasi akuzohet për trafikimi të lëndëve narkotike.

Ndërkohë është shpallur në kërkim administratori i Njësisë Administrative Tërpan, për veprën penale “Shpërdorim detyre”. Gjatë operacionit policia ka sekuestruar 176.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën në banesën e një prej personave të arrestuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”.

“Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar “Kanioni”. Sekuestrohen 176.5 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, autorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale. Arrestohet kryeplaku i fshatit dhe një punonjëse e Policisë Bashkiake Durrës. Shpallet në kërkim administratori i Njësisë Administrative Tërpan, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, u zhvillua operacioni antidrogë i koduar “Kanioni”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. L., 43 vjeç dhe A. B., 29 vjeç, banues në Durrës, S. D., 32 vjeç, banues në Poliçan, F. B., 31 vjeç, banues në Poliçan dhe A. B., 25 vjeçe, banuese në Durrës, punonjëse policie në Bashkinë Durrës (vëlla dhe motër), si dhe F. L., 44 vjeç, banues në Çorrogjafë, Berat, kryeplaku i fshatit Çorrogjafë.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi T. B., 14 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e shtetasit A. L. dhe ambientet e tjera përreth saj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 176.5 kg lëndë narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve hetimore u shpall në kërkim shtetasi E. Z., banues në Tërpan, Berat, (administrator i Njësisë Tërpan), për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi nuk ka kontrolluar territorin dhe nuk ka dhënë informacion për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorim detyre”, njofton policia.

/DRONI.al/

Tags: drogePRANGAprocedim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.