Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PS refuzon letren per OSBE/ODIHR, kerkon shkrirjen e koalicioneve

22/09/2020
“Kush merr tendera e koncensione, nuk mund të financojë partitë”, dalin propozimet e PD, ish-deputeti ka vetëm një shqetësim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Opozita dorëzon në Këshillin Politik kërkesën për OSBE/ODIHR për zgjidhjen e konflitkit për ndryshimin e njënashëm të rregullave të lojës nderkaq PS refuzoi kërkesën dhe bojkotoi mbledhjen.

Kërkesa e opozitës së bashkuar për OSBE/ODIHR është përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre.

Dekkarata e Oerd Bylykbashit:

Opozita e Bashkuar, siç ne kishim premtuar më herët, dorëzoi sot draftin e letrës, me të cilën Këshilli Politik i drejtohet OSBE/ODHIR-it me pyetje specifike në lidhje me çështjet thelbësore të mosdarkordësisë që përballet ky Këshill.

Ne kërkojmë ruajtjen e koalicioneve, siç janë sot në Kodin Zgjedhor, PS kërkon të ndryshojë rregullat e lojës, kur loja ka filluar, procesi zgjedhor ka filluar.

Këtë shkresë e kemi përgatitur në koordinim me faktorin ndërkombëtar dhe me mbështetjen e tyre.

Siç ju e dini, Këshilli Politik është ngritur dhe ka funksionuar, deri në marrëveshjen e 5 qershorit, me nxitjen dhe mbështetjen e qartë të partnerëve ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë të SHBA, BE dhe, në këtë proces, opozita i ka qëndruar pikë për pikë angazhimeve të marrëveshjes së 14 janarit.

Kemi kërkuar konsensus dhe konsensusi u gjet më 30 qershor mbi bazën e marrëveshjes së 5 qershorit.

Ndryshimet kaluan në Parlament, siç thoshte Marrëveshja e 14 janarit, pa ndryshime, dhe për ne u plotësua detyra e Këshillit.

Sot, PS sërish refuzoi që t’i drejtohemi OSBE/ODHIR dhe përfaqësuesi i PS bojkotoi mbledhjen e Këshillit, edhe pse ishim të gatshëm të vazhdonim derisa të gjendej një konsensus mbi çfarë do t’i çojmë ODHIR-it.

Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë që, duke përfaqësuar interesat e zgjedhësve shqiptarë, brenda në Këshill dhe jashtë Këshillit, do të vazhdojmë këtë detyrë për të garantuar standardet ndërkombëtare. Presim që PS të reflektojë sa më parë.

Pyetje: Nëse do të miratohen në mënyrë të njëanshme në parlament, do ta njohë opozita jashtëparlamentare ligjin e ardhshëm të zgjedhjeve dhe a do të jeni të gatshëm të hyni në këto zgjedhje?

Oerd Bylykbashi: Jemi vetëm 6 muaj nga data e zgjedhjeve. Ajo që kërkon maxhoranca është të ndryshojë mekanizimin me të cilin partitë marrin vota dhe votat e tyre përkthehen në mandate. Komisioni i Venezias dhe ODIHR-i e kanë vizë të kuqe. Këta elementë thelbësorë nuk ndryshojnë, nëse ka kaluar një vit. Ligji do të ishte jashtë standardeve ndërkombëtare.

Qëllimi i këtij Këshilli Politik është arritja e konsensusit për të garantuar standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve. Duke përmendur elementin thelbësor të funksionimit tonë, që është konsensusi dhe, nëse nuk ka konsensus, mekanizmi i zgjidhjes së konfliktit është t’i drejtohemi OSBE/ODIHR-it, i cili ka deklaruar gatishmërinë për të na e dhënë këtë përgjgije, ne kemi kërkuar funksionimin e mekanizmit. Prishja e funksionimit të mekanzimit, praktikisht, bën nul mënyrën sesi funksionon ky këshill.

Këshilli nuk ka për te qenë kurrë, as fasadë, as vulë noteri e maxhorancës për interesat e saj politikë. Ky këshill funksionon mbi bazën e konsensusit, siç funksionoi deri më 23 Korrik. Kjo është përgjegjësi e madhe që Edi Rama merr përpara opinionit publik shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për ne, ajo që është rënë dakord më 5 Qershor dhe është konkretizuar më 23 Korrik, qendron dhe nuk ka nevojë të ndryshojë.

Pyetje: Ka ndonjë shans që të sillni propozime konkrete, siç kërkon maxhoranca?

Oerd Bylykbashi: Opozita ka për draft Kodin Zgjedhor ekzistues, përsa i përket çështjes së koalicioneve. Ajo që do që ta ndryshojë, në shkelje të standardeve ndërkombëtare, është maxhoranca. Duhet t’i japë llogari opinionit të brendshëm dhe atij ndërkombëtar. Për këtë ne i drejtohemi ODIHR-it./DRONI.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO LAJM/ Kushëriri i Saimir Tahirit arrestohet për trafik droge në Itali, në Shqipëri ha e pi e ngre dolli me shefa Policie

Arrestohet në Borsh Moisi Habilaj, i kërkuar prej vitesh nga drejtësia

14/06/2026
Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

Protestuesit marshojnë drejt Parlamentit, thirrje: Parlamenti i krimit!

13/06/2026
Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.