Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tërmeti i nxori banesën jashtë përdorimit, denoncimi nga Shijaku: As njëqind lekë s’më ka dhënë shteti, madje pagova dhe për inxhinierin

09/09/2020
Tërmeti i nxori banesën jashtë përdorimit, denoncimi nga Shijaku: As njëqind lekë s’më ka dhënë shteti, madje pagova dhe për inxhinierin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shefi i kabinetit të kryetarit të Partisë Demokratike, Dorjan Teliti ishte në Shijak ku u njoh me problemin e Shpëtim Dollakut, kryefamiljari i familjes prej 4 anëtarësh që u godit nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Dollaku thotë se shtëpinë e ka jashtë përdorimit, pasi niveli i dëmit është DS3 dhe gjithsesi vijon të jetojë në kushtet e rrezikut brenda banesës pasi nuk ka ku të shkojë.

Për më tepër ai denoncon se deri më tani, 10 muaj nga tërmeti i 26 nëntorit nuk ka marrë as njëqind lekë nga shteti, as për tërmet dhe as gjatë pandemisë, edhe pse është i papunë.

Dollaku thotë se vetëm një herë kanë ardhur përfaqësuesit e Bashkisë dhe komisioni i vlerësimit të banesës, dhe që atëhere nuk është parë më askush. Po ashtu ai thotë se dhe lekët për inxhinierin i pagoi nga xhepi, dhe tashmë atë as po e dëmshpërblen njeri dhe as po ia rindërtojnë banesën.

hpëtim Dollaku: Jam Shpëtim Dollaku nga Shijaku. Jam kryefamiljar, vetë i katërt. Na ra tërmeti dhe shtëpia na ka dalë jashtë përdorimit fare. S’na kanë ardhur. Vetëm një herë na kanë ardhur ato të huajt e s’ka ardhur asnjë të më pyetur. S’kena marr as ndihmë, as për tërmetin, as për pandeminë, asnjë gjë. Jam pa punë. Dua që nga shteti të vinë të më rregullojnë shtëpinë, të më japin dëmshpërblimin, lekët. Të më japin lekët. Janë të pabanueshme, shife. Muret mbajtës janë… flej me frikë me kalamajtë. Nga shteti kërkoj të vij të vlerësojnë dëmin sa më takon, të më japin lekët, të filloj dhe unë punimet. Të vij të më vlerësoj dëmin sa më takon, të vijë të më japi lekët të filloj dhe un punimet si i thonë.
Teliti: Kur kanë ardhur përfaqësuesit e bashkisë dhe njësisë administrative këtu?
Shpëtim Dollaku: Një herë kanë ardhur e si kam parë më.
Teliti: Kur që në nëntor, dhjetor të vitit të kaluar?
Shpëtim Dollaku: Po që atëherë s’kanë ardhë më fare, as s’kanë ardhë asgjë!
Teliti: Ndonjë letër, ndonjë vlerësim, ndonjë dokument, të kanë dhënë?
Shpëtim Dollaku: Kam DS3-in, ja ta jap. Ja ku janë letrat që ka dalë shtëpia DS3-sh që më tako me ligj, më tako që të më vlerësohet, as kanë ardhë me pyet, asnjë lloj gjëje, vetëm ma letra si letra bakalli s’vijnë…
Teliti: A të kanë dhënë një shpërblim që ka dal me qënë se ta kanë vlerësuar?
Shpëtim Dollaku: Asnjë qind lekë.
Teliti: Pavarësisht se të takojnë…
Shpëtim Dollaku: Më takojnë se nuk është duke i dhënë as Edi Rama, as Bashkia, është duke i dhënë bota.
Teliti: Po te Njësia Administrative a ke shkuar të interesohesh?
Shpëtim Dollaku: Kam shkuar ore, kam shkuar…
Teliti: Çfarë ju thanë?
Shpëtim Dollaku: Njëherë thanë bëni letrat gati. I bëra letrat, kam fotografitë, me inxhinier që ka liçensë inxhinier ndërtues…
Teliti: Që more inxhinierët i pagove ti lekët?
Shpëtim Dollaku: Vetë o vëlla, shkova i pagova lekët vetë!
Teliti: Pra shkove i pagove dhe lekët për inxhinierët për të bërë vlerësimin?!
Shpëtim Dollaku: Po pagova dhe lekët për inxhinierin edhe s’na dhanë gjë!
Teliti: Dhe në vend që të t’i japin lekët që të takojnë, po të thonë na jep ti lekë ne. Jepi ti lekë shtetit!
Shpëtim Dollaku: Në vend që të të japin lekët… do paguash. Situata është shumë e keqe. Unë dua nga shteti të vijë të më vlerësojë dëmin, të më japi lekët, të fillojë punimet. Asgjë tjetër s’dua!

/DRONI.al/

Tags: banoretDenoncimideshmiatermeti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

Gjenden lugë floriri në qelitë e burgut të sigurisë së lartë

09/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026
Sarandë, vidhet banesa e biznesmenit,  hajdutët ndiqen nga fshati

EMRAT/ Eksploziv në makinë në Konispol, policia gjen dy autorët

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.