Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vokshi e Strazimiri në 3 fshatra të Ishmit: Shkollat e dëmtuara nga tërmeti nuk janë gati, dëshmitë e prindërve

02/09/2020
Vokshi e Strazimiri në 3 fshatra të Ishmit: Shkollat e dëmtuara nga tërmeti nuk janë gati, dëshmitë e prindërve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teksa na ndajnë pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor, nën kushtet e pandemisë së COVID-19, përfaqësuesit e Partisë Demokratike, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri kanë zhvilluar një takim me mësuesit, prindërit dhe nxënës të fshatrave Lalëz, Likmetaj dhe Gjuriçaj në Njësinë administrative Ishëm të Durrësit.

Teksa ndodheshin në terren, përfaqësuesit e PD theksuan se në fshatin Lalëz e vetmja shkollë funksionale do të presë të gjithë ciklet e klasave nga fëmijët e kopshteve deri tek nxënësit e gjimnazit, pasi shkolla tjetër është dëmtuar plotësisht nga tërmeti. Ish-drejtori i kësaj shkolle, por edhe prindër e nxënës i thanë përfaqësuesve të PD se shkolla nuk plotëson dot kushtet e sigurisë pasi do të duhet të përballojë një numër të madh nxënësish ndërsa kapaciteti i saj është i vogël.

Prindërit i thanë zonjës Vokshi dhe zotit Strazimiri se askush nuk u ka thënë se si do të zhvillohet mësimi. Ata nuk kanë asnjë informacion se si do të organizohet procesi mësimor dhe si do të sigurohet zbatimi i protokollit të sigurisë nga COVID-19 në kushtet e vështira në të cilat do të nisë ky vit i ri.

Për prindërit problem është edhe transporti pasi përveç fondit që ka vënë drejtoria arsimore duhet të paguajnë edhe vetë për të përballuar këtë aspekt. Gjithashtu në kushtet që banorët jetojnë në këtë zonë, mësimi online është i pamundur pasi jetojnë ende në çadra për shkak se shtëpitë e tyre janë dëmtuar nga tërmeti dhe ende nuk kanë asnjë zgjidhje.

Një prej prindërve tha se edhe gjatë kohës së izolimit, mësimi online ka qenë formal pasi nuk ka qenë aspak e mundur të kryhej procesi mësimor online nga kushtet e vështira në të cilat ata jetojnë.

Situata e ngjashme u konstatua edhe në Gjuriçaj, ku shkolla edhe pse ka nisur të rindërtohet nuk do të jetë gati as për fillimin e vitit por ndoshta as për një kohë të gjatë.

/DRONI.al/

Tags: DenoncimiGjiri i LalezitPDshkollat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026
ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

ROSKOVEC/ Refit Buzi mbetet i vrarë në makinë, dështojnë negociatat e RENEA-s

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.