Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

E FUNDIT/Një tjetër vend bllokon fluturimet nga Shqipëria

02/09/2020
Përhapja e COVID-19 – Presidenti i Toskanës: Stop fluturimeve nga Tirana
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një tjetër vend ka vendosur që të bllokojë fluturimet nga Shqipëria.

Këtë herë është Polonia. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Poloni njoftojnë se për shkak të vendimit administrativ për pezullimin e trafikut ajror midis Shqipërisë dhe Polonisë, të gjitha lidhjet PLL LOT të planifikuara në këtë itinerar, pas datës 1 shtator të këtij viti do të anulohen.

“Për udhëtarët që planifikojnë të kthehen në Poloni, LOT do të organizojë 2 fluturime charter nga Tirana në Varshavë, përkatësisht në datën 5 dhe 8 shtator 2020. Biletat për këto lidhje, nuk janë më të disponueshme për shitje përmes sistemeve të prenotimit dhe faqes elektronike LOT.com. Ndërsa, të gjitha biletat që janë blerë deri më 1 shtator të këtij viti, mbeten të vlefshme dhe nuk kërkojnë konfirmimin e rezervimit.

Lidhjet janë në dispozicion falas për pasagjerët PLL LOT që tashmë kanë prerë bileta për fluturime nga Shqipëria në Poloni. Ndërsa, për qytetarët të cilët duan t’i përdorin ato linja dhe plotësojnë kushtet për hyrje në territorin e Polonisë, do të duhet të paguajnë një tarifë.

Udhëtarëve me bileta për fluturimet LOT Polish Airlines të planifikuara pas 1 shtatorit të këtij viti, të cilat u anuluan për arsye administrative, do t’ju ofrohet një ndryshim në një nga fluturimet speciale të lartpërmendura, pa pagesë.

Pasagjerët do të kontaktohen nga këshilltarët e Qendrës së Kontaktit LOT, të cilët do të paraqesin opsionet në dispozicion dhe do të bëjnë ndryshime në rezervim. Gjithashtu, pasagjerët do të duhet të mbajnë kontakt me numrin e telefonit të dhënë gjatë blerjes së biletës.

Ndërkohë, qytetarët që kanë të drejtë të hyjnë në territorin e Republikës së Polonisë dhe janë të interesuar të blejnë bileta, kërkohet që të dërgojnë një aplikim në adresën elektronike: rescue.flights@lot.pl me informacionin sa më poshtë:

– emri dhe mbiemri (i secilit pasagjer të regjistruar, përfshirë fëmijët);

– kombësia siç thuhet në dokumentin e udhëtimit;

– detajet e kontaktit – adresa e telefonit dhe e-mail;

– data e preferuar e udhëtimit.

Në listën e pasagjerëve do të futen vetëm ata qytetarë që plotësojnë të gjitha kushtet e sipërpërmendura. Në titullin e postës elektronike, pasagjerët duhet të përfshijnë fjalëkalimin: ALBANIA. Çmimi i biletës për një person të rritur do të jetë afërsisht 550 PLN.

Biletat për fluturime shiten përmes Qendrës së Kontaktit LOT. Konsulentët do të kontaktojnë me telefon çdo person që do të bëjë një kërkesë të saktë përmes postës elektronike“,-thuhet ne njoftim.

/DRONI.al.

Tags: bllokonfluturimeKoronavirusipoloniashqiperia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.