Policia publikon videon e operacionit ku forcat RENEA kërkojnë në lumin Shkumbin për të gjetur thikën me të cilën është ekzekutuar Regis Runaj mbrëmjen e 29 korrikut në afërsi të varrezave të Elbasanit.
Sipas policisë viktima, 23 vjeçari është qëlluar plot 27 herë me thikë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Mësohet se polumbarët e RENEA-s e kanë gjetur thikën të mbështjellë me një qese plastike.
Për krimin janë arrestuar huljano Hoxha dhe Euglen Halili.
/DRONI.al/




