Drimadha pa drita në mes të sezonit, OSHEE sqaron problemin

Një pjesë e plazhit të Drimadhes ka mbetur pa energji elektrike këtë të shtunë.

Lajmi bëhet i ditur nga OSHEE, që thekson se një subjekt privat ka dëmtuar rrjetin e tensionist të mesëm.

“Nje pjese e zonës në Drimadhes (Dhërmi) është pa energji elektrike, pasi një subjekt privat dëmtoi rrjetin e tensionit të mesëm. Aktualisht, në terren ndodhet brigada e emergjencës për riparimin e avarisë”, njofton OSHEE.
/DRONi.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh