Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Negativ te shteti, pozitiv te privati”, Spahia nxjerr analizat e një të infektuari: Tamponët që japin rezultat fals

06/08/2020
PD këmbëngul: Pa shtimin e testimeve nuk shkëpusim dot zinxhirin e infektimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-deputeti Bardh Spahia ka publikuar disa rezultate të Covid-19 të cilat sipas tij kanë nxjerrë rezultate false, duke faktuar keshtu ate qe prej kohesh ka denoncuar, mashtrimin me testet.

Spahia i referohet një rasti konkret duke theksuar se personi është testuar dy herë për shkak se kishte simptoma dhe kishte babanë e sëmurë, dhe të dy tamponët i kanë dalë negativ.

Por pas një muaji, pasi ka kryer testin serologjik ky person ka rezultuar se e ka kaluar Covid-19. Spahia thotë se ky është një problem shqetësues të cilin qeveria duhet ta sqarojë.

“Ky rast i ri i takon një personi që ishte tamponuar dy herë për shkak se paraqiste simptoma të qarta dhe kishte familjarë të ngushtë (babain) shtruar në spitalin infektiv Covid. Dy tamponët jepnin rezultat negativ.

Personi mbas rreth një muaji i është drejtuar laboratorit privat për analizë serologjike, e sic shikohet, rezulton se ka prani të antitrupave Sars-Cov2 (IgG), që konfirmojnë se ka kaluar një infeksion. Pra personi ka patur Covid, ndërsa 2 tamponët e bërë nga ISHP rezultonin negativë! Eshtë problemi i njohur i tamponëve, që japin rezultat fals!

Ky është një problem shqetësues, të cilin qeveria duhet ta sqarojë! Zonja ministre, nga janë marrë tamponët dhe kitet për testet serologjike dhe sa është niveli i rezultateve false që prodhojnë? Mungesa e transparencës ndaj qytetarëve sjell mosbesimin e tyre tek kjo qeveri, dhe ndjesinë e abandonimit e lënies në mëshirë të fatit dhe kjo është serioze!

Qeveria vazhdon të ketë si strategji të vetme propagandën edhe pse nuk ka përmbushur as premtime që janë jetike: dy spitalet Covid 3 dhe 4! Të premtuara nga kryeministri e ministja e shëndetësisë se do ishin gati për në mars njëherë e pastaj për qershorin, as nuk përmenden më. Kjo qeveri është kosto për shqiptarët në cdo ditë që kalon!

Kemi përpara një situatë të panjohur të sjelljes së virusit në muajt e ardhshëm dhe e vetmja gjë që bën ministrja e shëndetësisë, përvec PPP-ve e tenderave sekretë, është t’i marrë detyrën zëdhënësve e punonjësve të shëndetit publik për të përsëritur rregulla higjiene!!!”, shkruan Spahia.

/DRONI.al/

Tags: Bardh spahiaDenoncimiKoronavirusimashtrimetestet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
Mesohen emrat e tragjedise se Zvernecit, ja kush jane 2 vajzat dhe djali i mbytur

29-vjeçarja humb jetën në Zvërnec në plazhin e Portonovës

03/07/2026
Pezullimi i Ballukut në Kushtetuese, GJKKO: Kushtetuesja po uzurpon shkallët e gjyqësorit

PD çon në Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe rrugët

03/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

Gurë nga mali në aksin Prrenjas–Librazhd, humb jetën 42-vjeçari

04/07/2026
DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

DITA 34/ Protestuesi shfaq varëse me bombat e gazit lotsjellës: “Janë prova e dhunës ndaj qytetarëve”

03/07/2026
Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

Organizatorët e protestës thirrje për pjesëmarrje masive: Nesër e gjithë Shqipëria në shesh

03/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.