Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rriten tensionet SHBA-Kine

25/07/2020
Uashington, një i panjohur hyn në Shtëpinë e Bardhë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mes tensioneve diplomatike në rritje, Kina ka urdhëruar Shtetet e Bashkuara të mbyllin konsullatën e tyre në Çengdu. Analistët e shohin këtë lëvizje si hakmarrje pasi Uashingtoni i kërkoi Pekinit të mbyllë konsullatën kineze në Hjustën. Ekspertët thonë se kjo reflekton një nivel të ri armiqësie mes të dy vendeve përpara zgjedhjeve presidenciale amerikane në nëntor.

Kina u hakmor me shpejtësi kundër Shteteve të Bashkuara duke mbyllur konsullatën amerikane në qytetin Çengdu, e cila mbulon rajonin autonom të Tibetit.

Masa erdhi pasi SHBA kërkuan që Kina të mbyllte konsullatën e saj në Hjustën. Në një fjalim të enjten Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se konsullata e Hjustonit ishte një qendër për spiunazh dhe vjedhje të pronës intelektuale duke shtuar se 40 vjet “angazhimi i verbërt” me Kinën kishte dështuar.

“Modeli i vjetër i angazhimit të verbër me Kinën thjesht nuk do të arrijë gjë. Nuk duhet ta vazhdojmë dhe nuk duhet t’i rikthehemi.

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha se Kina e ka bërë të qartë se dëshiron të jetë e para që zhvillon një vaksinë kundër koronavirusit dhe se vendimi për të mbyllur konsullatën kineze të Hjustonit përfshinte një komponent të spiunazhit mjekësor.

Pas një numri takimesh miqësore mes presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit të Kinës Shi Gjinping, ekspertët thonë se mbyllja e konsullatës dhe fjalimi i sekretarit Pompeo sinjalizojnë një zhvendosje, nga angazhimi civil drejt armiqësisë së hapur.​

Politika amerikane është përgjigja ndaj asaj që ka bërë Kina, e cila është një sjellje gjithnjë e më buliste, armiqësore dhe agresive ndaj fqinjëve të saj në rajon dhe ndaj vlerave dhe interesave demokratike në botë”, thotë Larry Diamond në Universitetin e Stanfordit.

Ekspertë të tjerë vërejnë se toni më i fortë ndaj Kinës përkon me fushatën e rizgjedhjes së presidentit Trump.

“Mendoj se fjalimi kishte për qëllim të provokonte një përgjigje nga Kina, në mënyrë që të intensifikonte ndjenjën politike në SHBA të armiqësisë ndaj Kinës dhe ti vinte në ndihmë fushatës zgjedhore të Presidentit Trump përpara nëntorit”, thotë Douglas Paal me Institutin Carnegie Endowment.

Me tensionet në rritje pas masave të sigurisë së Kinës ndaj Hong Kongut dhe trajtimin e saj të hershëm të shpërthimit të koronavirusit në Huan, disa ekspertë thonë se reagimi i Shteteve të Bashkuara që po ndodh tani, ishte i pashmangshëm.​

“Fërkimi ishte i pashmangshëm sepse nëse do të zhvendosnim politikën dhe mendimin tonë ndaj Kinës, atëherë është e qartë se disa nga gjërat e vjetra dhe sjelljet e këndshme do të duhet të ndryshohen”, thotë Clyde Prestowitz me Intitutin për Strategji Ekonomike.

Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze njoftoi mbylljen e konsullatës në Çengdu dhe fajësoi Sh.B.A për gjendjen aktuale të marrëdhënieve amerikano-kineze. VOA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë

28/07/2026
Goditet drejtoresha e bashkisë së Tiranës, ende nuk dihen arsyet

BKH sekuestron materiale në Bashkinë e Tiranës, hetime për një fraksion të dosjes “Veliaj”

28/07/2026
PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

28/07/2026
FOTO/ Vrasja e dyfishtë në Lushnje, ja kush është i shumëkërkuari Laert Haxhiu, i dyshuar si atentatori

Nis gjyqi ndaj Laert Haxhiut në GJKKO, dëshmojnë 12 persona

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë

28/07/2026
Goditet drejtoresha e bashkisë së Tiranës, ende nuk dihen arsyet

BKH sekuestron materiale në Bashkinë e Tiranës, hetime për një fraksion të dosjes “Veliaj”

28/07/2026
PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

PD publikon dokumente për licencën e kazinosë në “Air Albania”, Këlliçi: Materiali do t’i dorëzohet SPAK-ut

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.